E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova në BE, delegacion nga Brukseli në Prishtinë

PRISHTINE- Në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit (DPSA) mbahet sot në Prishtinë, takimi i dytë plenar ndërmjet Komisionit Evropian dhe institucioneve të Kosovës. Në pjesën e parë të takimit pritet të flasin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Drejtori për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim, Pierre Mirel.

Komisioni Evropian në vitin 2010 ka përforcuar Procesin e Stabilizim-Asocijimit përmes fillimit DPSA, me të cilin bëhet monitorimi dhe shoqërimi i përpjekjeve të Kosovës për reforma për BE-në dhe identifikimi i mënyrave më të mira për asistimin e BE-së në këtë proces. Progresi i Kosovës në procesin e integrimit në BE varet nga përmbushja e konkluzioneve të arritura në takimet sektoriale dhe plenare të DPSA.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›