E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takon Ashton gjatë qëndrimit në Lituani

PRISHTINE- Zyra e Presidentes së Kosovës njofton se Presidentja Atifete Jahjaga, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kethrin Ashton, gjatë pjesëmarrjes në konferencën, Gratë përforcojnë demokracinë, praktikat më të mira” që po mbahet në Lituani.

Njoftimi i Presidencës thotë se gjatë takimit me Ashton janë diskutuar “çështje me rëndësi”, mirëpo pa treguar detaje se për çfarë sakt është diskutuar.

Gjatë qëndrimit në Lituani, Jahjaga është takuar edhe me liderë të tjerë botëror, si kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina si dhe me presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakiha me të cilët ka diskutuar tema me interes.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në këtë konferencë po shoqërohet nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›