E Diel, 1 Nëntor 2026

Dacic: Serbia e rrezikuar nga ekstremizmi i Kosovës

SHBA- Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic ka deklaruar sot në Hagë se Serbia është e rrezikuar nga kërcënimi i brendshëm terrorist si dhe nga përpjekje të vazhdueshme të grupeve ekstremiste shqiptare nga Koasova në Jug të Serbisë.

“Përkundër përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Kosovë nuk janë garantuar siguria personale dhe ajo e pasurisë, barazia e të gjithë qytetarëve si dhe as brezi i sigurisë për serbët dhe popullatën joshqiptare”,- ka thënë Dacic në Kongresin Evropian të shefave të policisë në Hollandë.

Dacic po ashtu ka përmendur, një formë të re veprimi terrorist në rajonin e Rashkës përmes aktivitetit të 15 personave tashtë të arrestuar dhe dënuar me burg.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›