Ringjallen linjat e trafikut në Shqipëri, ndalohen 8 afganë në kufi
Policia bllokon në maune 8 afganë në pikën e Kapshticës. Hetim për rrjetin e trafikut. Dyshohet se ishin nisur në Itali
KORÇË – Ringjallen linjat ndërkombëtare të trafikut klandestin përmes Shqipërisë, e cila po përdoret gjithnjë e më shumë si vend prodhues, por edhe transit për kalimin e emigrantëve ilegalë drejt Perëndimit. Pas bllokimit të një motobarke me 30 klandestinë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Foxhia të Italisë, një tjetër rast është shfaqur në juglindje të vendit. Kësaj radhe policia ka bllokuar 8 shtetas nga Afganistani, të cilët ishin fshehur brenda një maune. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë të ditur se afganët janë ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas tyre, emigrantët ilegalë kishin destinacion Italinë, pasi të kalonin transit përmes vendit tonë.
Afganët
Policia kufitare ndaloi tetë shtetas afganë pasi hynë ilegalisht në Shqipëri. Bllokimi i tyre u bë në pikën kufitare të Kapshticës në Devoll. Shtetasit afgan pohuan se kishin si destinacion Italinë dhe donin të përdoronin si trampolinë Shqipërinë. Burime nga policia e Korçës, bënë me dije se "shtetasit afganë po udhëtonin me një maune me targa turke, e cila transportonte profile hekuri në drejtim të Tiranës". Mësohet se veç grupit të klandestinëve afganë, policia ndaloi dhe drejtuesin e automjetit. Nga verifikimet rezulton se shtetasit e huaj hynë nga Greqia dhe do të shkonin në Itali. Dyshohet se pika kryesore për tu hedhur në drejtim të Italisë do të ishte Porti i Durrësit. Hetimet kanë nisur për të zbardhur një rrjet të mundshëm ndërkombëtar që nis prej Afganistanit të largët, kalon përmes shumë vendeve deri në Shqipëri, për të përfunduar më pas në Perëndim.
Linjat e trafikut
Vetëm disa muaj më parë “Europoli”, agjencia e specializuar e Bashkimit Europian në luftën kundër krimit, publikoi rrjetet e trafikut klandestin. Sipas ekspertëve të tij, aktualisht përdoren këto linja: Rrjeti që ka fluksin më të madh nis në Afrikën Veriore dhe bregdetin e Atlantikut në Afrikën Perëndimore duke hyrë në vendet e BE-së përmes Italisë, Spanjës dhe Maltës. E dyta është linja Mesdhetare Lindore me objektiv primar Greqinë, duke përdorur Turqinë dhe vendet e Lindjes së Mesme si vende trazite. Linja e tretë është rrjeti ballkanik, i cili përdor vendet e Ballkanit Perëndimor si territore tranzite me objektiv vendet fqinje të BE-së, si Greqia, Italia, Sllovenia, Austria, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria. Ndërsa linja e katërt e trafikut klandestin është ajo europiano-lindore dhe qendrore e përdorur nga shtetet e ish-republikave të Bashkimit Sovjetik, ku emigrantët ilegalë futen në vendet fqinje të BE-së si Polonia, Çekia, Sllovenia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Ekspertët konstatojnë se zgjerimi i Bashkimit Europian ka shtuar edhe rrjetet e trafiqeve të klandestinëve. Agjentët e Europolit konstatojnë edhe një rrjet tjetër të krijuar së fundi, i njohur si linja balltike, ku shtetas të republikave të ish Bashkimit Sovjetik hyjnë në territoret e shteteve skandinave.
Shqipëria është një ndër pikat transite që përdoret nga klandestinët për të kaluar drejt Perëndimit ose nga Mali i Zi, ose nga jugu i Greqisë. Rastet e zbuluara së fundmi, dhe organizimi i operacionit “Deti i Pastër”, me synim kontrollin e vijës bregdetare nga Saranda deri në Lushnjë flet se ka të dhëna për një rigjallërim të linjave të dikurshme të trafiqeve të qenieve njerëzore dhe drogës përmes detit Adriatik drejt Italisë. Fundjavën e kaluar u kap në Vlorë edhe një gomone 5.2 metra e gjatë, me 150 kilogram lëndë narkotike, e gatshme për tu nisur për Itali. Së fundi, autoritetet policore italiane ndaluan në Foxhia një motobarkë me 30 shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në bordin e saj, ku mes tyre ishte edhe një 26-vjeçare shtatzënë.
Arrestohet, përdhunoi në grup 19-vjeçaren në hotel
DURRËS – Një vajzë 19-vjeçare ka denoncuar në policinë e Durrësit se është përdhunuar nga një djalë i cili arriti ta shtijë në dorë duke e futur në një hotel në qytetin bregdetar. Kallëzimi penal është bërë dy ditë më parë nga një 19-vjeçarje, banuese në rrethin e Pukës. Ajo i ka pohuar Policisë së Durrësit, se rreth orës 23.00 të ditës së martë, 22-vjeçari Arben Peca e ka çuar te një hotel në lagjen Nr. 14 në qytetin bregdetar. Sipas denoncimit, në një nga dhomat e këtij hoteli, Peca ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me vajzën. Pak minuta pasi ka mbaruar “punë” 22-vjeçari kukësian, në hotel kanë shkuar edhe dy shokë të tij. Flatin Pupla, 22 vjeç, lindur e banues në Macukull të Matit dhe Mirjan Hysa, 25 vjeç, lindur në Burrel e banues në lagjen Nr. 14, duke tentuar që të dy, të kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Në luftë me tre djemtë, vajza e pambrojtur, ka mundur të largohet nga hoteli duke shpëtuar nga një tjetër përdhunim. Pas kallëzimit të kryer, dje policia kreu arrestimin e 22-vjeçarit Arben Peca, lindur në Kukës e banues në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ndërkohë, policia e Durrësit tha se nga ana e strukturave të saj, po punohet për kapjen e dy djemve të tjerë si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndalohet prostituta e njohur në zonën e ish-Kënetës
DURRËS – Një 28-vjeçare, e cila njihej kohët e fundit si prostitutë e rregullt që ofronte seks me para për klientë të ndryshëm, është lokalizuar edhe nga policia e cila e ka arrestuar në orët e para të ditës së djeshme. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se R.K., 28 vjeçe, lindur e banuese në Kavajë, është kapur në flagrancë në lagjen Nr. 14 të qytetit bregdetar, pikërisht në vendin e quajtur “Rruga e Re” në ish-Kënetë, duke ushtruar prostitucion kundrejt shumës prej 500 lekë me një qytetar vendas. Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme Durrës, tha se bëri arrestimin në flagrancë të 28-vjeçares, për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
16 Tetor 2008