E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen 10 pika karburanti dhe gjobiten 75 subjekte

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, kishte paralajmëruar kontroll të fortë mbi tregun e naftës, sa i takon cilësisë dhe respektimit të sigurisë. Kanë kaluar rreth dy muaj nga deklarata dhe rezultati i aksioneve është i konsiderueshëm. "Objekti i kontrollit është siguria teknike e pajisjeve dhe instalimeve teknologjike, cilësia e karburantit që tregtohet, si dhe respektimi i kushteve dhe normave teknike", tha kreu i IQT-së, Virgjil Joti. Deri tani në Tiranë dhe Durrës janë bllokuar 6 stacione karburanti, si dhe janë gjobitur 45 subjekte. Në shkallë vendi numri i stacioneve të gjobitura është 75, kurse i atyre të bllokuara arrin në 10. Në zbatim të urdhrit të kryeinspektorit Joti, lëshuar më 25 tetor, kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë prefekturat, ku një rëndësi e veçantë po i kushtohet veprimtarisë së tregtimit të bombolave të gazit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›