E Diel, 1 Nëntor 2026

Krerët e Vetëvendosjes u takuan me diplomaten finlandeze

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zhvilluar të hënën një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Anne Meskanen.

Nëpërmjet një komunikate thuhet se në këtë takim janë prezantuar qëllimet e projektet e Vetëvendosjes, si dhe programi politik i saj. Më tej, janë diskutuar edhe çështjet dhe problemet aktuale të Kosovës, si dhe për mundësitë e zgjidhjes dhe daljes nga kriza.

Kurse e ngarkuara me punë, Anne Meskanen nga ana e saj njoftoi përfaqësuesit e Vetëvendosjes për angazhimin dhe projektet e Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Në takim, së bashku me Kurtin ishin edhe sekretari i marrëdhënieve me jashtë, Xhelal Sveçla, si dhe drejtuesja e Komitetit për politikë të jashtme dhe diasporë, dhe Puhie Demaku.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›