LDD: Kohë e lëvizjeve të rrezikshme për ardhmërinë e vendit

"E shqetësuar për kahet e lëvizjeve joinstitucionale dhe jo shtetërore që seriozisht dhe rrezikshëm po dëmtojnë kredibilitetin e Republikës brenda dhe jashtë vendit FTON:
1. Kryeministrin e vendit që të sillet sipas obligimeve kushtetuese e jo si kryetar partie.
2. LDK-në – të sillet dhe vepron si lidere e opozitës, si themeluese institucionesh, e jo si parti minore parlamentare, me mënyrë veprimi që i ngjason decenies së fundit të shekullit të kaluar. Historiku i decenies së parë të këtij shekulli, LDK-së nuk i lejon sjellje të këtillë konformiste dhe kalkulative.
3. Parlamentin dhe udhëheqjen e Tij që të kuptoj se është koha e lëvizjeve të rrezikshme ( të brendshme dhe të jashtme ) për ardhmërinë e vendit. Parlamenti të demonstroj pjekuri politike, kapacitet dhe imunitet ndaj presioneve vendore dhe ndërkombëtare, dhe
4. Gjykatën Kushteuese të Republikës së Kosovës të demonstroj pjekuri profesionale dhe ndjenjë që është institucion superior në mbrojtje të Kushtetutës, e zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit dhe jo inferioritet dhe ndjenjë që është institucion i emëruar", thuhet ne komunikaten e LDD'se.