Trafiku i femrave, deshmon babai i vajzes
Ne Gjykaten e Krimeve te Renda diten e djeshme jane paraqitur dy deshmitaret e prokurorise per procesin gjyqesor ne ngarkim te dy te pandehurve, babe e bir, per trafik femrash ne Norvegji, Astrit dhe Nelgert Pata. Trupi gjykues i kryesuar nga Gurali Brahimllari ka degjuar ne fillim rrefimin e babait te njeres nga vajzat e trafikuara dhe me pas, me pranga ne duar, deshmitarin e dyte. Ne deshmine e tij Asllan H., babai i Albiones, nuk ka pranuar te kete pasur dijeni se vajza e tij te kete levizur nga Greqia ne drejtim te Norvegjise dhe se nuk i njeh te pandehurit. Ndersa deshmitari tjeter, Bardhyl Backa, i denuar ne Itali per droge, ka deshmuar se i jane grabitur ne 1997 pasaporta e librezat, qe jane perdorur me pas nga nje tjeter person qe rezulton i implikuar me te njejtin emer ne Norvegji.
R.C