E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, nga sot, anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kosova ka fituar vota të mjaftueshme për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Nga 185 vende anëtare, afro 100 vende kanë votuar për pranimin e Kosovës. Rezultatet e votimit do t’i paraqiten sot Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë, ndërsa zyrtarisht do të bëhet i ditur të premten. Në një konferencë për media, Ministri i Ekonomisë Ahmet Shala dje bëri të ditur se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ketë drejtpërdrejt pagesë të menjëhershme prej 65 milionë eurosh në FMN duke theksuar se Kosova mund të tërheqë kredi të buta nga FMN-ja. Po ashtu ministri Shala ka deklaruar që Kosova që nga momenti i konfirmimit do të jetë anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në FMN. Shala vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në FMN është parakusht për anëtarësim në çdo institucion tjetër financiar ndërkombëtar. Sipas tij anëtarësimi në fond hap dyert për anëtarësim edhe në Bankën Botërore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›