Pranga shqiptarit. I varfër në Itali, i pasur në Shqipëri
Emigranti hiqej si i varfër dhe kishte siguruar asistence. Pas verifikimeve policia ka zbuluar se kishte një llogari bankare e cila arrinte në 100 mijë euro si dhe ishte pronar i një vile në Shqipëri në vlerë rreth 200 mijë euro.
TORINO- Shtihej sikur ishte i varfër për të marrë asistencën socialie që shteti italian ia siguronte, por në të vërtetë emigranti 40 vjecar Alfred Tafa ishte një trafikant i pasur i kokainës, shkruajnë sot mediat italiane. Në zbulimin e mashtrimit mësohet se kanë qenë karabinierët e provincës së Torinos të cilët kanë arrestuar 40 vjecarin së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë Arben Tako dhe Kujtim Ukthaci, përkatësisht 41 dhe 42 vjec.
Pas verifikimeve policia ka zbuluar se Alfred Tafa kishte një llogari bankare e cila arrinte në 100 mijë euro
Pas përgjimeve të telefonatave është zbuluar se 40 vjecari ishte pronar i një vile në Shqipëri në vlerë rreth 200 mijë euro.
Media italiane shkruajnë se Alfred Tafa ditën hiqej si i varfër ndërsa natën kryente aktivitetin e shpërndërjes së lëndës narkotike. Hetimet e policisë italiane zgjatën 7 muaj dhe karabinierët sekuestruan 250 gr kokainë të pastër 90% su dhe u arrestuan dy italianë që furnizoheshin nga shqiptari.
(s.g/BalkanWeb)