Kosova nis regjistrimin e popullsisë
PRISHTINË- Nis procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, më në fund pas 6 vitesh përgatitjesh.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia lajmeve Koha ditore.
Ndërkohë që bëhet e ditur se Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë nga zyra e regjistrimit u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm.
“Regjistrimi i popullsisë është një obligim i të gjithëve, regjistrimi do të krijojë parakushte për një zhvillim të gjithëanshëm ekonomik dhe një mirëqenie sociale për të gjithë ne”, - ka theksuar Ministri Yagcilar.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku tha se Kosova me nisjen e procesit të regjistrimit fillon të japë një provim të madh, sikurse edhe shtetet e tjera, sepse ky është edhe një standard tjetër ndërkombëtar për ata që synojnë integrimin në BE.
Ndërkohë Blaku ka deklaruar për mediat vendase se për tejkalimin e situatës me komunat me pushtet paralel janë duke u angazhuar udhëheqësit politik, në bashkëpunim me UNOPS-in. Të dhënat e mbledhura në këto komuna, sipas tij do të përpunohen në data bazën e EUROSTAT-it.
(e.m/koha/BalkanWeb)