E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi t’i dërgojë një pyetësor Gjykatës Kushtetuese, me të cilën i kërkohet këtij institucioni të japë shpjegime nëse deputetët e kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Ndër të tjera gjykatës i kërkohet të sqarojë nëse në rast se nuk ka kuorum, kuvendi mund të procedojë me zgjedhjen e presidentin, edhe në mungese të dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të mërkurën bëri publike aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president.

Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuorumit është vlerësuar si antikushtetuese.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›