E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nxjerr në shitje nëntë gomarë dhe pesë kuaj

Qeveria e Kosovës nuk arriti të shesë në ankand koncesionin për ndërtimin e një termocentrali me vlerë 3.5 miliardë euro, por ka gjasa që të fitojë para me një tender për shitjen e nëntë gomarëve dhe pesë kuajve, bën të ditur ‘Balkaninsight‘. Gomarët dhe kuajt janë nxjerrë në ankand dhe njoftimi për ankandin është publikuar nëpër gazetat e Kosovës. Sipas zyrtarëve, kafshët u konfiskuan nga policia katër muaj më parë, kur persona të paidentifikuar u zbuluan duke transportuar kafe kontrabandë nga Serbia për në Kosovë dhe i kishin ngarkuar kafshët përplot. Zyra veterinare e Kosovës thotë se është detyruar të përballojë kosto të konsiderueshme për ushqimin e kafshëve dhe për këtë arsye vendosi t‘i shesë në ankand.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›