E Diel, 1 Nëntor 2026

Linjat ajrore me kosto të ulët zbulojnë Prishtinën

Dy kompani fluturimesh ajrore me kosto të ulët kanë hyrë në bisedime me Aeroportin e Prishtinës për të filluar fluturimet nga Kosova, njoftoi dje zyra e shtypit e aeroportit. "EasyJet" dhe "Czech Airlines", dy kompani që klasifikohen si "low cost", për shkak se eliminojnë luksin dhe ofrojnë bileta ajrore shumë të lira, kanë kërkuar nisjen e fluturimeve me Prishtinën.

"Muaji dhjetor 2009 është koha kur "EasyJet" merr vendimin për hapjen e linjave të reja për sezonin veror 2010 dhe se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, si destinacion i ri për këtë kompani, ka gjasa shumë të mira të jetë i përfshirë në listën e destinacioneve për të ofruar shërbime të transportit ajror nga muaji qershor i vitit 2010", njoftoi aeroporti.

Vendet e Ballkanit kanë nënshkruar marrëveshjen e qiejve të hapur me Bashkimin Europian, duke hequr kufizimet në fluturimet ajrore dhe duke ulur kostot, por disa vende si Shqipëria dhe Serbia, kanë vendosur kufizime shtesë, gjë që i ka mbajtur larg kompanitë me kosto të ulët nga kryeqytetet e këtyre vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›