Abu Dhabi zbret të shpëtojë Dubain
Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi dje se ka punuar si ndërmjetës mes korporatës "Dubai World" dhe bankave kredituese në lidhje me borxhet me vlerë prej 60 miliardë dollarësh që emirati ekstravagant nuk ka mundësi t‘i shlyejë. Dubai deklaroi të mërkurën se nuk ka mundësi të paguajë interesat për kreditë e veta, për së paku gjashtë muajt e ardhshëm. Bursat në të gjithë botën u zhytën në humbje gjatë ditës së premte si pasojë e këtij lajmi.
Dje, Banka Qendrore e Emirateve deklaroi se kishte krijuar një kanal për shpërndarjen e likuiditetit për bankat e Dubait për të qetësuar investitorët. Bota po pret reagimin e bursave amerikane sot, të cilat hapen pas disa ditësh pushimi. Investitorët po shqetësohen se problemet e Dubait me borxhet mund të jenë të parat në një seri falimentesh shtetesh mes vendeve të botës në zhvillim, gjë që mund të sjellë një përsëritje të krizës financiare aziatike të vitit 1997. Dubai përdori borxhe për ndërtimin e hoteleve ekstravagante gjatë dekadës së fundit dhe projektet e tij për ishuj në formë palme apo hotele me shtatë yje habitën botën. Por pasuritë e paluajtshme të krijuara tashmë kanë mbetur pa blerës e pa qiraxhinj dhe Dubai nuk është në gjendje të shlyejë borxhet e veta. Dubai ka shumë pak naftë, pavarësisht se gjendet i rrethuar nga vende shumë të pasura me naftë. Investitorët shpresojnë se fqinji i Dubait, Abu Dhabi, në një farë pike do të përdorë miliardat e akumuluara gjatë viteve të bumit nga nafta për të blerë borxhet e këqija.
Paniku i përhapur nga problemet e Dubait mund të prekin edhe vendet e tjera në zhvillim. Bursat amerikane u hapën për pak orë të premten dhe gjatë atyre orëve, pati një volum të stërmadh shitjesh të titujve të borxheve të vendeve në zhvillim.
Sipas disa ekspertëve, efektet e plota të krizës financiare ndërkombëtare u fshehën gjatë muajve të fundit nga shpenzimet e bollshme qeveritare, por ndoshta këto ndërhyrje nuk kanë mjaftuar. Investitorët kanë filluar tashmë të analizojnë një numër të konsiderueshëm vendesh, që kanë probleme me sasinë e borxheve. Irlanda, Greqia, shtetet Baltike, Ukraina, Pakistani, Rumania e Bullgaria janë në listën e vendeve të dyshuara.
"Më në fund do të pranohet për herë të parë në dekada se ka rrezik për falimentim vendesh edhe mes botës së pasur perëndimore", tha një ekonomist i Universitetit të Nju Jorkut.