E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak Gjykata e Larte jep urdher per hapjen e punimeve te parlamentit

25-10-2010 / Gazeta 55

Gjykata me e larte e Irakut ka urdheruar rifillimin e punimeve te parlamentit dhe te zgjedhe udheheqesin e ri pas afersisht tete muajsh bllokimi te proceseve politike. Gjykata e larte dje mori vendimin se vendimi i parlamentit ne muajin qershor per shtyerjen e mbledhjes se parlamentit duke e lene ate nje ceshjte te hapur eshte jo-kushtetues. Ky vendim detyron ligjvenesit te rifillojne punen ne parlament te zgjedhin kryetarin e parlamentit para se te zgjidhet presidenti. Ushtruesi i detyres se kryeparlamentarit Fuad Massoum tha se pritet qe brenda disa diteve ai te caktoje daten e mbledhjes se parlamentit. Aleanca Irakia e mbeshtetur nga sunite e qe udhehiqet nga ish kryeministri Ayad Allawi ka marre me shume vota se partia Ligji i Shtetit e udhehequr nga kryeministri Nuri al-Maliki ne zgjedhjet e 7 marsit por nuk ka marre shumicen e mjaftueshme per qeverisje. Qe atehere te dy partite kane lobuar per te marre mbeshtetje per krijimin e nje koalicioni qeveritar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›