E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajkoi, shpendi qe vizitohet nga dhjetera qytetare

Nje fajkua, i cili i perket familjes se shqiponjave, prej disa ditesh eshte zene dhe mbahet nga nje familje ne fshatin Tarazh, ne bashkine e Rreshenit. Shpendi i rralle shume me i madh se shqiponja, duket se ka qene me shume fat teksa ka rene ne duart e nje te riu i pasionuar pas gjahut. Edi Kacorri, i cili kujdeset per te, thote se para disa javesh krejt rastesisht ka pikasur qe nje shpend i fuqishem perpelitej ne nje shkurrishte ne afersi te fshatit te tij. "Menjehere jam afruar dhe kam pare kete shpend, i cili disa dite me pare kishte rene pre e ciftes se ndonje gjahtari, por qe kishte arritur te ike pa rene ne duart e tij, por me shume plage ne shpatull". Edi tregon se e ka marre me te shpejte per ne banesen e tij, ku edhe i ka dhene ndihmen e pare. Pas kesaj ka zbritur ne qytet, ku edhe ka marre nje specialist te degjuar te veterinarise. Shpendi ishte pothuajse pa asnje shprese per jeten, por fale nderhyrjeve te mjekut, pak nga pak filloi ta merrte veten, dhe pas disa ditesh, filloi te hante ushqimin e tij te preferuar, mish qengji apo pulash. Per ta ndjere veten ne natyre, "pronari" i ri ka rrethuar me rrjete teli nje peme ne bahcen e tij, dhe brenda saj fajkoi ka hapesirat e nevojshme per t'u stervitur deri ne momentin kur ai te jete i gatshem per te care qiejt. Vete Kacorri premton se kjo do te ndodhe se shpejti, sapo fajkoi i te jete i gatshem per kete. Nderkohe dhjetera qytetare me femije per dore vijojne te vizitojne vendin ku mbahet fajkoi. Ai eshte mjaft i madh dhe peshon me shume se 10 kg. Flatrat e tij kur hapen rreth 2,5 metra, ndersa kur ato hapen mund te degjosh presionin e ajrit ne nje distance me shume se 10 metra. Konsumi i ushqimit ditore eshte i konsiderueshem, ndersa Kacorri duket i vendosur qe ketij shpendi te rralle te mos i mungoje asgje, deri diten kur ai te jete plotesisht i sheruar dhe i afte per te siguruar vete ushqimin.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›