E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohet biznesmeni, nuk deklaroi 200000 USD ne kufi

Elbasan - Nje biznesmen 24-vjecar nga Elbasani do te hetohet ne gjendje te lire per "mosdeklarim te te hollave dhe sendeve me vlere". Seksioni kunder pastrimit te parave ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit ka kallezuar ne Prokurori Elis Bahushi, me banim ne lagjen "Syrja Dylgjeri". I riu nuk ka deklaruar ne doganen e Qafthanes 200000 USD, te cilat do t'i perdorte per tregti ne Kine. Sapo ka dale ne anen maqedonase te kesaj dogane, ai ka deklaruar shumen ne fjale. Mosdeklarimi i valutes ka ndodhur me 21 shkurt, diten kur tregtari ka kaluar ne piken kufitare te Qafe-Thanes. Seksioni kunder pastrimit te parave ka patur informacion per aktivitetin tregtar te Bahushit me vendet e Lindjes. Nga verifikimet e kryera ne bashkepunim me palen maqedonase ka rezultuar se ai mbante me vete 200.000 USD me te cilat do te blinte mallra ne Kine. Pasi eshte provuar fshehja e valutes, seksioni i pastrimit te parave ne Drejtorine e Policise se Qarkut ka ngritur ndaj tij akuzen e "mosdeklarimit te te hollave dhe sendeve me vlere" parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal. Prokuroria e Elbasanit eshte duke hetuar tregtarin.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›