E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 23-vjecari, plagosi me thike nje adoleshent

SHKODER - Nje 23-vjecar nga rrethi i Shkodres u ndalua mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga policia, pasi plagosi me thike nje adoleshent, te cilin me pas e dhunoi me mjete te forta. Burime zyrtare prane Komisariatit te Policise se Shkodres thane se "23-vjecari P.C., lindur dhe banues ne lagjen 'Skenderbeg' te qytetit te Shkodres, u arrestua ne flagrance per plagosjen e rende te nje 17-vjecari, identiteti i te cilit nuk behet i ditur". Sipas policise, ngjarja ndodhi ne lagjen "Perlat Rexhepi" te qytetit, per motive qe nuk behen te ditura nga policia. Mesohet se 17-vjecari ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne spitalin rajonal te Shkodres, ne gjendje kritike per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›