E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenet greke: "Eurot ishin per ndertimin e nje spitali"

Blerim Kore

Te dy shtetasit greke te ndaluar nga policia e Kakavijes me nje shume prej 450 mije eurosh te padeklaruara, gjate hetimeve i kane pohuar policise se sasia e te hollave iu nevojitej per ndertimin e nje spitali ne Shqiperi. Konstatinos Iliadis, 48 vjec dhe 33- vjecari Joanis Bousias, te dy lindur dhe banues ne Athine (Greqi) jane ndaluar nga policia shqiptare e Kakavijes me eurot e padeklaruara ne momentin qe po linin pas token shqiptare per te hyre ne shtetin grek. Pas hetimeve te para, te dy te ndaluarit i kane pohuar policise se shumen e eurove e kishin terhequr ne nje filial te nje banke ketu ne Shqiperi, me qellim ndertimin e nje spitali ne Tirane, por duke pare se kjo iniciative nuk ishte konkretizuar, ata jane drejtuar se bashku me shumen e te hollave per t'u kthyer ne Greqi. "Ne cilesine e proves materiale ne kemi sekuestruar sasine prej 450000 eurosh, disa fatura banke te leshuara ne menyre jo te rregullt dhe automjetin tip Seat ALTEA, me te cilin udhetonin te dy te ndaluarit", thone agjentet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Sipas policise lokale, Konstatinos Lliadis eshte perfaqesues i filialit te firmes se ndertimit ne Tirane "TERNA. SA". Aktualisht kjo firme nuk ka aktivitet dhe keto leke ia ka xhiruar ne banke nje firme greke, per te ndertuar nje spital ne Tirane ku aksionere do ishin te dyja firmat. Policia e Stacionit Kufitar te Kakavijes i ka ndaluar dy shtetasit greke, ndersa ata po linin pas token shqiptare, pasi ne bagazhet e tyre iu gjeten 450 mije euro te padeklaruara. Sipas burimeve policore, dy shtetasit greke, Kostandinos Iljonis dhe Aleksandros Nasotos, banues ne Athine ndersa po udhetonin ne drejtim te shtetit fqinje me automjetin tip Seat ALTEA, me targe ZMX 9897 i jane nenshtruar kontrollit rutine te policise kufitare shqiptare te Kakavijes. "Gjate kontrollit ne bagazhet e tyre zbuluam nje shume prej 450 mije eurosh te padeklaruara", thone burimet policore. Pas gjetjes se shumes se eurove te padeklaruara, policia shqiptare ka bere bllokimin e tyre, nderkohe qe ka shoqeruar, per ne Komisariatin e Policise se Gjirokastres, dy shtetasit grek. Pas disa ore hetimesh mbi bazen e provave te mbledhura, policia e Gjirokastres ka arrestuar dy shtetasit greke nen akuzen per vepren penale "mosdeklarimit ne kufi te te hollave dhe sendeve me vlere", dhe per "pastrim te produkteve te vepres penale".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›