E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri shqiptaro-grek, fillon fluksi i Pashkeve

KORCE - Ne vendkalimin kufitar te Kapshtices (Devoll) ka nisur ardhja e emigranteve shqiptare nga Greqia me rastin e kremtimit te festes se Pashkes ortodokse me 27 te ketij muaji. Komandanti i policise kufitare ne Kapshtice, Eduart Caka, tha se "te pakten 1670 persona kane hyre ne territorin shqiptar gjate 24 oreve te fundit nga pika e kalimit kufitar te Kapshtices". Ai pohoi se "nga pala shqiptare po behet gati plani i masave per te perballuar situaten ne kufi me ardhjen e emigranteve per festen e Pashkes". Me kete rast eshte planifikuar shtimi i sporteleve dhe personelit me qellim shmangien e radheve dhe vonesave te shtetasve dhe mjeteve qe do te hyjne nga kjo pike kufitare.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›