Fier, plagoset 44-vjeçari, kapet autori
Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në fshatin Havaleas në Fier.
Në vendgjarje ka mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur të bëjnë transportin e 44-vjcarit të plagosur Nuro Çela, në Spitalin rajonal të Fierit. Ndërkaq, tre dëshmitarë janë shoqëruar për në polici, ndërsa dyshohet se autori i plagosjes të jetë Sokol Moçka, 24 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” në Fier.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa që nuk bëhen ende të ditura shkaqet e ngjarjes së ndodhur.