E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti i Nju Jorkut ndalon pirjen e duhanit ne sheshe parqe dhe plazhe

Sipas fondacionit per te drejtat e njerezve qe nuk pine duhan  pirja e duhanit ne parqe dhe sheshe publike eshte e ndaluar ne me shume se 500 qytete ne 43 shtete te ndryshme ne SHBA. Me 23 maj qyteti i Nju Jorkut u shtua ne kete liste duke shpallur te paligjshem pirjen e duhanit ne te gjitha parqet e qytetit plazhet dhe sheshet publike. Zyrtaret thone se qellimi i kesaj mase eshte per te mbrojtur ata qe nuk pine duhan nga rreziqet qe i shkakton shendetit tymi i duhanit te atyre qe pine. Disa kritike thone se kjo eshte e palogjikshme perderisa pirja e duhanit mbetet e ligjshme ne trotuare ku tymi mund te jete veshtire per tu shmangur nga ata qe nuk pine duhan.

Pirja e duhanit ka kohe qe eshte e paligjshme ne bare dhe restorante ne Nju Jork perfshi restorantet ne ajer te hapur - si dhe ne stacionet e udhetimeve ne vendet e punes dhe dyqane. Sipas ligjit te ri duhanpiresit te cilet ndezin cigare ne 1 mije e 700 parqe te Nju Jorkut ose ne plazhet prej 22 kilometrash qe ka ky qytet mund te perballen me nje gjobe prej 50 dollaresh. Vizitoret ne kete park kane mendime te ndryshme.

Mika Bozeman thote Une nuk pi duahn dhe nuk dua qe tymi i tjetrit te perplaset ne fytyren time kur jam i ulur ne nje park ose kur eci rruges. Por ata kane nevoje per te pire duhan jane te varur nga nikotina.

Meg Burns thote Une nuk shoh se si dikush tjeter mund te shqetesohet kaq shume nga tymi i cigares time. Ne jemi jashte ne ajer te hapur.

Jean Pierre thote shte cmenduri sepse me masa te tilla njeriu nuk eshte me ne gjendje te gjej nje vend per te ndezur nje cigare.

Sharon Stahlnecker thote Shume njerez jane te vemendshem. Por vetem ata qe nuk pine duhan e ndjejne kur tymi u vjen prane.

Diten qe ligji hyri ne fuqi udheheqesit e nje shoqate ne lagjen Quins u mblodhen ne park per te festuar. Veprimtari  Warren Schreiber thote se bishtat e cigareve te hedhura larte e poshte shemtonin mjedisin shkaktonin rrezik per shpendet - dhe se femijet tani nuk ka pse te shohin njerez duke pire duhan ne parqe publike.

Ne nuk duam qe femijet te vijne ne park per te luajtur dhe ketu te shohin te rriturit qe pine cigare.

Por te tjere thone se kjo mase shkon shume larg dhe mund te demtoje fushatat kunder pirjes se duhanit diku tjeter ne SHBA ku 22 shtete ende lejojne pirjen e duhanit ne vende publike si bare dhe restorante. Michael Siegel profesor ne Shkollen e Shendetit Publik ne Universitetin e Bostonit thote nepermjet Skajpit Skype

Ne ende kemi pothuajse gjysmat e shteteve qe nuk kane mbrojtje per punetoret ne bare restorante dhe kazino. Dhe nivelet e ekspozimit ne keto mjedise jane te medha njerezit jane te ekspozuar kronike dhe nuk mund ti shpetojne tymit te duhanit ndryshe nga nje park ku ju mund te ngriheni dhe te largoheni nese dikush prane jush pi duhan.  Njerezit ne mjediset e mbylluara ndodhen atje per te punuar e per te siguruar jetesen. Pra une mendoj se duhet ta perqendrojme vemendjen tek ndalimi i duhanit ne vendet e punes.

Por Rebecca Kalin qe kryeson shoqaten per mbrojtjen e te drejtave te personave qe vuajne nga astma thote se ndalimi i duhanit ne Nju Jork eshte i nevojshem per te mbrojtur shendetin publik.

Nuk eshte gjithmone e lehte per te qendruar larg nje mjedisi me tym duhani. Por ceshtja kryesore eshte se  qellimi i vertete eshte per te crrenjosur pirjen e duhanit shkaktar vdekjesh dhe burim i shume semundjeve.

Profesor Siegel pergjigjet se ndalimi i pirjes se duhanit ne parqe do te shkaktoje me shume veshtiresi per ata qe nuk pine duhan sepse tani duhanpiresit do te pine cigare trotuareve dhe ne hyrje te parqeve per te mos thene se mund te rifillojne te pine duhan edhe ne shtepi nese nuk lejohen ne sheshet e hapura publike.

Dihet se ekspozimi kronik i personave qe nuk pine duhan ndaj tymit ne shtepi eshte nje burim shume i madh semundjesh per njerezit vecanerisht per femijet keshtu qe nese kemi ndonje mesazh qe duam tu dergojme duhanpiresve eshte Ju lutem dilni jashte per te pire duhan

Zyrtaret e qytetit thone se shpresojne qe ligji do te vete-zbatohet dhe se policia e parqeve nuk do ta shohe te nevojeshme per te vene gjoba.  Por kritiket parashikojne se ndalimi i duhanit ne parqe do te shperfillet gjeresisht. Nje grup per te drejtat e duhanpiresve ka planifikuar qe ta sfidoje kete mase duke  planifikuar nje proteste ne nje plazh te Brooklynit me parrullen Tymosje ne Park.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›