Kosova, përplasje mes Jeremiçit dhe Drashkoviçit

Përplasje të forta mes ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiç dhe ish-ministrit të jashtëm, tashmë lider i SPO-s, Vuk Drashkoviç në lidhje me Kosovën.
Ministri serb Jeremiç i ka cilësuar si skandaloze deklaratat e Drashkoviçit se Kosova është humbur që në vitin 1999. Jeremiç ka pohuar se Draza Mihajloviç (ish-lider i çetnikëve) me siguri do të rrotullohet në varr me pranimin e pavarësisë nga ana e Drashkoviçit.
Ndërsa ish-ministri i jashtëm Drashkoviç ka thënë se Serbia e Jeremiçit po përmendet si lideri i ri i kaosit në Ballkan, dhe se nëse nuk merret statusi i kandidatit në dhjetor, në maj të vitit të ardhshëm Serbia do të kthehet në situatën e vitit 1999.