Largohet Papandreu, pritet formimi i qeverisë së unitetit

Udhëheqësit politikë të Greqisë ranë dakord mbrëmë vonë forminin e një qeverie uniteti, një hap që do t`i krijojë mundësi vendit të mbytur në borxhe të sigurojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian.
Në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik, Presidenti i Greqisë Karolos Papulias priti dje vonë në një takim me dyer të mbylluara Kryeministrin Jorgo Papandreu dhe udhëheqësin e opozitës Antonis Samaras.
Një numër i madh reporterësh që prisnin jashtë pallatit presidencial në Athinë ishte gati të jepnin lajmin kur ai u njoftua disa orë më vonë.
Në deklaratë thuhej se zoti Papandreu dhe udhëheqësi i Demokracisë së Re, Antonis Samaras kishin arritur një marrëveshje paraprakisht për formimin e një qeverie kalimtare dhe se zoti Papandreou nuk do të udhëhiqte qeverinë e re.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se të dy politikanët pritet të takohen përsëri sot për të diskutuar hollësitë e planit, përfshirë edhe se kush do ta udhëheqë qeverinë deri në zgjedhjet e parakohshme.
Dje më herët, Samaras tha se kryeministri duhej të largohej nga posti. “Ai po pengon çdo zgjidhje. Dhe nëqoftëse nuk jep dorrëheqjen, ai nuk lejon të kushtetuta të zbatohet siç duhet. Por nëse ai jep dorëheqjen, gjërat do të marrin rrugën e duhur” ka theksuar Samaras.
Papandreou ra dakord të largohet nga post për t`i krijuar mundësi Athinës të sigurojë huanë që i duhet Greqisë për të shmangur falimentimin. Ministri grek i Financave ka thënë se vendit i duhet patjetër kësti prej 11 miliardë dollarësh i paketës së shpëtimit. Reagimet e qytetarëve grekë ndaj zhvillimeve të djeshme kanë qënë të ndryshme.
Qeveria e përkohëshme pritet të fitojë mbështetjen e parlamentit dhe të kabinetit për kushtet e një marrëveshjeje të re të Bashkimit Evropian, i cila kërkon nga Greqia të rrisë taksat dhe të bëjë shkurtime më të mëdha në shpenzimet qeveritare.
Në fund të muajit të kaluar, vendet e eurozonës ranë dakord t`i jepnin Greqisë hua të tjera. Papandreu njoftoi se donte t`ia parashtronte marrëveshjen referendumit popullor, por më vonë e tërhoqi planin.
Ministriat e Financave të Eurozonës do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar planin për t`i dhënë Greqisë miliarda dollarë fonde për shpëtimin e saj financiar.