E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, shtet i pavarur

Vendet me te fuqishme te Bashkimit Evropian nuk kane ngurruar te realizojne njohjen e shtetit te pavarur te Kosoves, i cili vetem dy dite me pare shpalli mevetesine, duke i dhene fund okupimit mbi 100-vjecar te Serbise. E para qe e ka dhene sinjalin e njohjes se shtetit te ri shqiptar ka qene Franca, e drejtuar nga Presidenti Nikolas Sarkozi. Ndonese, e deklaruar ne menyre ne vijueshme nga drejtuesit e larte franceze, por dhe nga vete kreu i shtetit, Sarkozi, per shumekend deklarimi i Frances, si i parti shtet qe njeh Kosoven te pavarur, ka ngjallur jo pak habi, pare kjo nga kendveshtrimi i sentimenteve te larta pro-serbe te koheve te shkuara. Por, Sarkozi u ka dhene fund te gjitha dilemave, teksa ministri i Jashtem, Bernard Kushner, eshte shprehur se Presidenti Sarkozi i ka derguar nje leter Presidenti kosovar per njohjen e Kosoves.
Nuk eshte e vetme Franca ne njohjen qe i eshte bere Kosoves dje si shteti i pavarur. Jane Irlanda, Britania e Madhe, Italia, ato qe kane shprehur qendrimin pro njohjes se pavaresise se Kosoves. Ministri i Jashtem italian, D’Alema, eshte shprehur se qeveria italiane e njeh Kosoven si shtet te pavarur dhe per kete i ka derguar nje leter Kryeministrit kosovar, Hashim Thaci, me nje permbajtje te tille, duke konfirmuar pikerisht faktin se numri i fuqive evropiane, qe po njohin shtetin e pavarur te Kosoves, po shtohet gjithnje e me shume. Ne kete linje eshte dhe njohja e bere nga ana e Britanise, e cila nepermjet Kryeministrit Braun, por dhe ministrit te Jashtem, Miliband. “Ne emer te Mbreterise se Bashkuara mund te njoftoj se qeveria britanike ka vendosur te njohe Kosoven”, tha sekretari i Jashtem britanik, David Miliband, menjehere pas mbledhjes se ministrave te Jashtem ne Bruksel. "Ne do ta bejme kete se bashku me vende te tjera evropiane, te pakten gjysma, do te vleresoja pas diskutimeve te sotme, do ta njohin Kosoven kete jave. Ne i kemi shkruar Kryeministrit Thaci per ta informuar lidhur me kete”, deklaroi qarte Miliband. Dhe ketyre vendeve u eshte bashkangjitur dhe Belgjika, nderkohe qe Kroacia e ka bere te qarte se do ta njohe menjehere.
Jo per shkak te ngurrimit per njohjen e pavaresise se Kosoves, por per arsye te nje qendrimi sa me institucional, edhe shtete te tjera te fuqishme te Evropes do t’i bashkohen te medhenjve qe kane njohur pavaresine e Kosoves. Keshtu, vendet te cilat tane gati per ta njohur pavaresine e Kosoves jane dhe Gjermania. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi dje, se Gjermania nuk kishte marre ende vendim per Kosoven, pasi perparesia kryesore e Bashkimit Evropian ishte te vepruarit ne unitet te plote mes vendeve anetare. “Gjermania nuk do ta marre sot vendimin per njohjen e pavaresise se Kosoves. Qellimi yne eshte te kemi nje platforme uniteti brenda Bashkimit Evropian, mbi te cilin mund te veproje cdo shtet anetar'', deklaroi ajo. Nderkohe qe ne listen e vendeve qe do te njohin shume shpejt pavaresine e Kosoves jane dhe Polonia, Bullgaria, Austria, Finlanda, Suedia, Danimarka, Hungaria, Lituania, Estonia, Letonia, Sllovenia, Norvegjia.
Por jo te gjitha vendet evropiane jane te gatshme te njohin pavaresine e Kosoves. Madje, disa nga vendet evropiane jo vetem qe hezitojne, por dhe jane shprehur kunder njohjes se pavaresise se Kosoves, duke e cilesuar ate nje precedent. Nje nder ato qe trembet nga nje njohje e tille eshte dhe Spanja, qe i trembet levizjes baske. Por jashte kesaj sfere, nuk ka mbetur per kushedi se cfare arsyesh edhe Rumania, Qipro, Sllovakia. Ndersa hezitojne per ta njohur pavaresine e Kosoves, shtete te tilla te BE, si Greqi, Holande, Portugali, Republika Ceke dhe Sllovakia. Nderkohe qe ende nuk eshte shprehur Malta, pavaresisht se pro pavaresise jane shprehur dhe Australia dhe Afganistani. Por, ajo qe bie ne sy eshte se vendet e fuqishme te BE e kane njohur, ose kane garantuar tashme njohjen e Kosoves si shtet te pavarur.
J.M
Britania
“Ne emer te Mbreterise se Bashkuar mund te njoftoj se qeveria britanike ka vendosur te njohe Kosoven. Ne do ta bejme kete se bashku me vende te tjera evropiane, te pakten gjysma, do te vleresoja pas diskutimeve te sotme, do ta njohin Kosoven kete jave. Ne i kemi shkruar Kryeministrit Thaci per ta informuar lidhur me kete”, tha Miliband.
Italia
“Italia ka ndermend te procedoje me njohjen e Kosoves, qe shpalli dje pavaresine e saj”, deklaroi dje ne Bruksel ministri italian i Puneve te Jashtme, Massimo D’Alema. Ministri i Jashtem italian, D’Alema, eshte shprehur se qeveria italiane e njeh Kosoven si shtet te pavarur dhe per kete i ka derguar nje leter Kryeministrit kosovar, Hashim Thaci.
Gjermania
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi dje se Gjermania nuk kishte marre ende vendim per Kosoven. ''Gjermania nuk do ta marre sot vendimin per njohjen e pavaresise se Kosoves. Qellimi yne eshte te kemi nje platforme uniteti brenda Bashkimit Evropian, mbi te cilin mund te veproje cdo shtet anetar'', deklaroi Merkel.
Japonia
"Duam te shohim nese Kosova i ploteson kushtet, qe ne ta njohim si shtet, por, natyrisht, do te shkojme drejt njohjes se pavaresise se saj. Do te shohin nese Kosova i permbush kushtet ligjore dhe politike te nje shteti, por nuk mund te percaktojme sa kohe duhet per kete proces", deklaroi per shtypin zedhenesi i qeverise, Nobutaka Machimura.
Australia
"Historia e trishtueshme e Kosoves na ben te perpiqemi me sa te mundemi per t'u garantuar qytetareve te ketij rajoni se do te jene te mbrojtur ne te ardhmen, per kete arsye ne do te njohim sa me shpejt te jete e mundur pavaresine e ketij vendi", tha Kryeministri australian, Kevin Rudd, duke deklaruar njohjen e pavaresise se Kosoves.
Afganistani
Afganistani njoftoi dje se e njeh te drejten e Kosoves per pavaresi konform me demokracine dhe te Drejtat e Njeriut, ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme. Kabuli e pranon vullnetin e popullit te Kosoves dhe rezolutat e OKB-se per kete ceshtje, tha zedhenesi i ministrise, Sultan Ahmad Baheen.
Rumania
"Heret a vone, Rumania do ta njohe Kosoven, ne mendojme se nuk duhet pritur", deklaroi Bela, gjithashtu lider i Unionit Demokratik te Magjareve (UDMR, ne pushtet), gjate nje konference shtypi ne Bukuresht. "Shume parti nuk jane dakord, por une them se Rumania duhet ta njohe sa me shpejt te jete e mundur kete shtet", vazhdoi Marko.
Maqedonia
"Nuk ka nevoje per shqetesim, sepse gjithcka eshte nen kontroll", tha Milloshovski, duke mos sqaruar se kur Maqedonia do ta pranoje zyrtarisht shtetin e ri te Kosoves. Sipas tij, ceshtje kryesore ne raportet me Kosoven mbetet edhe shenimi i kufirit dhe kjo, sipas tij, eshte parapare edhe ne dokumentin e Ahtisarit.
Spanja
Spanja, e frikesuar nga levizjet e brendshme separatiste, deklaroi dje se nuk do ta njihte pavaresine e Kosoves. ''Qeveria spanjolle nuk do ta njohe aktin e shpalljes se njeanshme te pavaresise ne Parlamentin e Kosoves'', deklaroi per gazetaret ministri i Jashtem spanjoll, Angel Moratinos, menjehere pas mberritjes ne Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›