Keshilli i Sigurimit te OKB rrezon Rusine per Kosoven
Shtetet Perendimore refuzuan perpjekjen e Rusise per te bllokuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe shtuan se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do te merrnin persiper pergjegjesite per stabilitetin ne rajon. Takimi i thirrur me kerkesen e Rusise, nuk arriti te sheshonte mosmarreveshjet mes Moskes, aleate e Serbise, sipas se ciles shpallja e pavaresise eshte e jashteligjshme dhe shteteve Perendimore per te cilet shpallja e pavaresise mbetej e vetmja mundesi pas deshtimit te bisedimeve. Nje komunikate e shtate vendeve Perendimore, Belgjikes, Frances, Italise, Britanise se Madhe, Kroacise, Gjermanise dhe SHBA-se, e shperndare pas takimit, nuk linte pothuajse aspak dyshime mbi faktin e njohjes se Pavaresise se Kosoves. ''Na vjen keq qe Keshilli i Sigurimit nuk mund te bjere dakord, por kjo ceshtje eshte e qarte prej shume kohesh'', deklaroi ambasadori belg, Johan Verbeke. ''Jemi te vendosur per te marre persiper pergjegjesite si shtete dhe nepermjet BE-se dhe NATO-s per te siguruar stabilitet dhe siguri ne rajon'', shtohet ne komunikate.