E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova po bëhet pjesë shumë e rëndësishme e Europës

13-11-2011 / Gazeta 55

Kongresmeni amerikan Eliot Engel

“Në një kohë kur disa vende po i mbyllin dyert dhe kufijtë e tyre, Kosova po i hap ato”. Kështu u shpreh dje senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, gjatë ceremonisë së përurimit të kilometrave të para të autostradës Morinë – Merdarë. Ai siguroi më pas se përkushtimi i SHBA-ve ndaj Kosovës do të vijojë edhe në të ardhmen. “Demokracia, sot po lulëzon, aty ku dikur ajo nuk ekzistonte. Kjo rruge siç tha dhe Presidentja e sjell Kosovën në zemër të Europës. Në kohën kur të tjerët po mbyllin kufijtë e tyre, Kosova po i hap dhe po bëhet pjesë shumë e rëndësishme e Europës”, u shpreh Engel, duke përshëndetur qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, për të gjithë përpjekjen e madhe në ndërtimin e infrastrukturës dhe afrimin e shqiptarëve mes tyre. Kongresisti Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, pasi kanë përmendur përkrahjen e SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe luftën e shqiptarëve për pavarësi, sikur edhe të gjithë parafolësit kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova dhe idenë e tij për këtë rrugë.
Ambasadori Dell u shpreh se “mendoj se është gjëja e duhur që kjo rrugë të quhet Ibrahim Rugova, rruga e kombit, por shpresoj ta quani dhe Rruga e Shpresës”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›