E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova pret njohje te tjera pas Panamase

Pas njohjes se Kosoves nga Panamaja, zyrtaret ne Prishtine thone se kane sinjale pozitive nga vende te ndryshme, qe do ta njohin Kosoven. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje se pret qe kete vit Kosova te kete njohje te fuqishme, ne menyre qe ta plotesoje numrin e pritur te njohjeve. Panamaja eshte shteti i 54-te qe ka njohur Republiken e Kosoves. Njohja me e re e Kosoves si shtet i pavarur e sovran eshte pershendetur nga autoritetet qeveritare ne Prishtine, te cilat paralajmeruan se kane edhe sinjale pozitive nga shume vende, per njohje te reja qe do t'i vijne Kosoves gjate javeve vijuese. Thaci shprehu besimin qe procesi i njohjeve do te jete ne shifren e kenaqshme dhe te mjaftueshme per Kosoven, qe do t'i hapnin rrugen ketij vendi per anetaresim ne organizma te ndryshem nderkombetare. "Do te kemi njohje edhe me te fuqishme, dhe Kosova definitivisht do ta plotesoje numrin e njohjeve, te cilat edhe eshte pritur qe do te ndodhin. Ne kuader te kesaj ishte edhe mbeshtetja e fuqishme qe Kosova fitoi ne ditet e kaluara, me viziten e Stuart Jones, por edhe te ministrit te Jashtem te Turqise", deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. Sipas tij, Kosova kete vit pret anetaresimin e saj ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne Banken Boterore, kurse me shtimin e njohjeve do te aplikoje edhe per anetaresim ne organizata e forume te tjera nderkombetare. Ne anen tjeter, kryeministri Hashim Thaci paralajmeron angazhime te shtuara ne Kosove ne permbushjen e reformave te domosdoshme ne te gjitha fushat, ne menyre qe Kosova menjehere pas permbushjes se njohjeve nga vendet e BE-se, te jete e gatshme per procesin e integrimeve.

NJOHJA

Shteti i Panamase e ka njohur dje Republiken e Kosoves. Njoftimi eshte bere nga Ministria e Jashtme e Kosoves. Ne njoftim thuhet se ky fakt eshte konfirmuar gjate nje bisede telefonike ndermjet ministrit te Jashtem te Panamase, Navarro, dhe atij kosovar Hyseni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›