E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka bisedime pa SHBA dhe BE"

Qeveria e Kosoves ka vendosur dje se nuk do t'i pranoje bisedimet per ceshtjet teknike me Beogradin nese ne to, nuk do te marrin pjese perfaqesues te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian. "Qeveria e Kosoves edhe nje here thekson se eshte kunder bisedimeve me Beogradin, te cilat e tejkalojne karakterin teknik. Pa perfaqesues te Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian nuk do te bisedohet as per ceshtjet teknike", tha zevendeskryeministri Hajredin Kuci pas mbledhjes se qeverise. "Do te bisedojme vetem si dy shtete sovrane e te pavarura, per ceshtjet me interes te perbashket, dhe kuptohet ne pranine e SHBA-ve dhe BE-se", tha ai. Kuci vleresoi se Serbia nuk e ka ndryshuar qendrimin ndaj Kosoves, i cili ka mbetur identik me ate te shekullit te kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›