Kosova prezanton planin tripikësh për Mitrovicën
Autori i Lajmit: red.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës prezanton një plan tripikësh për Mitrovicën, me qëllim normalizimin e situatës në qytet pas incidenteve të fundit. Plani përfshin menaxhimin politik të situatës, ku përfshihet bashkëpunimi me ndërkombëtarët për sigurinë dhe bashkëpunimin me popullsinë e qytetit. Plani me tre drejtime është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, dhe qëllimi i tij është që të ulet tensioni dhe, madje, të nisë kthimi i banorëve të zhvendosur. Sipas Kuçit, të gjitha veprimet në Mitrovicë, janë të kordinuara tashmë edhe me misionet ndërkombëtare EULEX, dhe KFOR dhe me pesë fuqitë e mëdha. Megjithatë, opozita kosovare vazhdon të kritikojë qeverinë për mungesë qartësie në planin për Mitrovicën. Aleanca Kosova e Re thotë se këto tri pika për Mitrovicën nuk mjaftojnë për të rikthyer normalitetin. Kritikët thonë se duhen shtuar forcat policore kosovare në veri të Mitrovicës e, madje, të krijohen nënstacione policore atje. Edhe partia tjetër opozitare AAK, thotë se plani për Mitrovicën duhet të jetë më i gjerë, edhe për të luftuar kontrabandën e anarkinë në atë zonë. Ndërkohë kosovarët e pranojnë edhe planin “Ahstisari” për Mitrovicën, një qytet - dy komuna, ajo në jug e kontrolluar nga shqiptarët dhe në veri e kontrolluar nga serbët. Por edhe ky plan që i favorizon serbët, kundërshtohet prej tyre. Ndërkohë serbët vazhdojnë të punojnë për të mbajtur të ndarë Mitrovicën dhe për ta shkëputur plotësisht veriun prej Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009