E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia nis furnizimin me gaz, Ukraina e pengon

Autori i Lajmit: red.
Konsumatorët evropianë janë në pritje të sasive të para të gazit rus, që dje në mëngjes u lëshua nga Rusia përmes Ukrainës për herë të parë pas një ndërprerjeje njëjavore. Furnizimet e gazit rus kanë rifilluar pak pas orës 08.00 të mëngjesit të së martës. Dispeçeri kryesor i i "Gazprom-it" urdhëroi transportimin e sasive të para prej 76,6 milionë metrave kub në ditë përmes Ukrainës, ndërsa të parët do të furnizohen konsumatorët nga Ballkani, Moldavia dhe Turqia. "Gazprom" lajmëroi se furnizimi i Ballkanit është prioritet, kështu që furnizimi filloi përmes stacionit të gazit Suxha, në Rusi, dhe përmes stacionit Orlovka në Ukrainë. Kompania ukrainase "Naftogaz" lajmëroi se për transportin e gazit nga kufiri lindor deri te ai perëndimor do të nevojiten 36 orë. Numri dy i "Gazprom-it," Aleksandar Medvedev, lajmëroi dje se Ukraina ka bllokuar furnizimin e Evropës Perëndimore me gaz dhe se Rusia e ka lëshuar tashmë atë drejt këtij vendi. Por Kievi u justifikua se nuk mund të niste gazin drejt Evropës, pasi kompresorët e transitit në Ukrainë qëndrojnë ende të fikur nga Rusia. "Ne nuk mund të hapim rrugët e transitit të gazit pasi ato i ka në dorë Rusia",- konfirmoi Ukraina. Medvedev i komunikoi një komisioneri evropian se Ukraina nuk po hap rrugët e eksportit të transitit, pasi kërkon të plotësojë më parë mungesat e veta. Kjo tregon edhe një herë klimën e mosbesimit që ekziston ndërmjet dy vendeve fqinje.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›