Emri i Maqedonisë, Nimiç: Më 11 shkurt raundi i ri Athinë-Shkup
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
NJU-JORK - Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç, caktoi 11 shkurtin si datë për raundin e ri të negociatave Athinë-Shkup. Sipas zëdhënëses së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju-Jork, më vonë do të caktohet edhe vendi dhe koha ku do të mbahet takimi mes ambasadorëve të Greqisë dhe Maqedonisë, Adamantios Vasilikis dhe Zoran Jolevski. Në një raport të fundit, Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bëri thirrje Athinës dhe Shkupit të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për çështjen e emrit. Shkupi duhet t u shmanget provokimeve dhe të pranojë propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së për të riemëruar vendin si “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia duhet të heqë dorë nga kërcënimi për përdorimin e vetos. Shkupi dhe Athina sugjeroi GNK duhet t i përvishen punës për rishikimin e historisë së përbashkët të rajonit, në mënyrë që të arrijnë një mirëkuptim bazik dhe t u shmangen referencave në literaturat shkollore, të cilat ofendojnë ndjenjat kombëtare të cilitdo vend.
Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009