Kosova rast unikal
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Aleksandër Prishchepov, kërkon të takohet me Presidentin shqiptar, Bamir Topi, dhe kryeministrin Sali Berisha. Në konferencën për shtyp, dhënë dje, diplomati rus tha se “për tregtinë e armëve e kishte mësuar nga media shqiptare”, ndërsa pranoi se Shqipëria ishte në listën e vendeve që i kanë shitur armë Gjeorgjisë, por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se “nëse ekziston një listë, gjithnjë e supozuar vendesh ku është përfshirë Shqipëria, armët e të cilave u gjetën gjatë konfliktit të fundit në rajonin Kaukaz, duhet të jetë e qartë se kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me shitje armësh nga ana e autoriteteve shqiptare”. “Një lajm të tillë ne e kemi hasur ditët e fundit në shtypin e shkruar shqiptar dhe bëmë verifikimet tona. Shtypi citonte Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë të ketë thënë se qeveria shqiptare i ka shitur armë Gjeorgjisë. Një gjë të tillë ne e kontrolluam dhe na rezultoi se nuk ka asnjë deklaratë të zyrtarëve të Rusisë lidhur me një pretendim të tillë”, - deklaroi ambasadori rus, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp. “Rusia nuk e ka akuzuar Shqipërinë se ajo i ka shitur armë Gjeorgjisë dhe ne e themi qartë këtë, sepse, nëse do të ishte e vërtetë, atëherë ne do të ndërmerrnim, para së gjithash, hapa diplomatikë për të sqaruar një gjë të tillë”, - deklaroi ambasadori rus në Tiranë. Në të njëjtën kohë, ambasadori tha se ne kemi disa të dhëna të cilat na bëjnë të besojmë se armë shqiptare kanë qarkulluar në Gjeorgji”. Sipas ambasadorit, “nëse ekziston një listë, gjithnjë e supozuar vendesh ku është përfshirë Shqipëria, armët e të cilave u gjetën gjatë konfliktit të fundit në rajonin Kaukaz, duhet të jetë e qartë se kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me shitje armësh nga ana e autoriteteve shqiptare”. Ambasadori Aleksandër Prishchepov theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve nuk kanë ndryshuar dhe për këtë ka kërkuar takim me presidentin Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Diplomati rus nuk pranon të komentojë deklaratën e kryeministrit Berisha: "Jam diplomat nuk komentoj deklaratat e Kryeministrit". I pyetur për pavarësinë e Kosovës ai u përgjigj në mënyrë konstante. "A nuk e keni thënë ju vetë që Kosova është rast unikal, apo jo?". Nëpërmjet kësaj konference, ambasadori Prishchepov informoi median shqiptare lidhur me "shtrembërimet", sipas tij, "të përcjelljes së konfliktit me Gjeorgjinë nga mediat ndërkombëtare për shkak të largësisë nga rajoni i këtij konflikti".
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008