Pronat, 420 dosje në gjykatë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shënojnë shifra rekord konfliktet mbi të drejtën e pronës në kryeqytet. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet e shumta për të drejtën mbi pronën duket se palët në konflikt kanë zgjedhur t u drejtohen togave të zeza. Kështu, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar plot 420 padi pronësie. Sipas një përllogaritjeje në këtë institucion regjistrohen mesatasisht 17 padi në javë ose rreth 5 të tilla çdo ditë. Burime zyrtare nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se paditë me objekt pronën janë depozituar pranë sekretarisë së këtij institucioni gjatë dy muajve të këtij viti. Në kërkesë-paditë civile me pretendime mbi pronësinë, palë e paditur janë pjesëtarë të një familjeje ose individë me shtetin, por ka dhe disa raste kur konflikti shfaqet mes personave fizikë dhe kompanive private. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se si palë në proces në një numër të konsiderueshëm padish është dhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave si dhe institucione të tjera shtetërore. Ndërsa janë depozituar dhe padi mes dy personave të një trungu familjar për pretendime mbi ndarjes e pronësisë.
Paditë
Burime zyrtare nga Gjykata e Faktit në Tiranë bëjnë të ditur se në sekretarinë e këtij institucioni janë depozituar 420 padi civile me objekt pronën. Ndërsa janë shqyrtuar nga një pjesë shumë e vogël e tyre. Sipas të njëjtave burime, mësohet se si palë në proces në këto padi, në një numër të konsiderueshëm rastesh paraqit dhe institucione shtetërore. Kështu, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, Komisioni i Kthimit të Pronave, KKK Pronave ish-pronarëve, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë apo Bashkia e Tiranës, janë institucionet që janë paditur në shpesh në gjykatë nga persona fizikë e juridikë si dhe nga kompani të ndryshme. Burimet nga gjyqësori konfirmojnë se, në gati 90 për qind të rasteve, institucionet e lartpërmendura janë paditur në gjykatë nga individë, të cilët pretendojnë se janë kryer parregullsi me pronat e tyre. Pala paditëse pretendon kthimin e pronës ose kompensimin e saj në vlerë monetare. Në rastet e shqyrtuara nga togat e zeza janë pranuar shumë padi duke i dhënë të drejtë palës paditëse, por dhe pas vendimit të gjykatës shumë persona të shpallur si fitues të gjyqit nuk kanë mundur t u kthehen pronat apo të marrin kompensim. Çështjet, ku si palë në proces janë institucionet shtetërore, janë dosjet më të komplikuara si dhe kërkojnë një kohë më të gjatë jo vetëm për gjykimin e tyre, por dhe për zbatimin e vendimit të gjykatës.
Dosjet
Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranës, bëhet e ditur se janë shqyrtuar dhe dosje me objekt pronësie midis çifteve të ndara. Numri i këtyre çështjeve është i konsiderueshëm, edhe pse janë pikërisht këto dosje që marrin më shpejt rrugën e zgjidhjes. Konflikti i pronësisë lind pas ndarjes së bashkëshortëve dhe caktimit të kujdestarisë mbi fëmijët. Në shumicën e dosjeve, personi që fiton kujdestarinë, pretendon pjesën më të madhe të pronës, edhe pse ajo mund të jetë krijuar para martesës së çiftit. Ndërkohë që një vit më parë në statistikat e Gjykatës së Tiranës janë shënuar plot 780 dosje me objekt gjykimi të drejtën mbi pronën. Togat e zeza kanë shqyrtuar disa prej tyre duke marrë një vendim të formës së prerë, por një përqindje e tyre janë mbartur dhe për këtë vit kalendarik. Ndërkohë që në të gjithë vendin shënohen mesatarisht 20 mijë konflikte pronësie.
Ligji
Legjislacioni shqiptar parashikon që çështjet e pronësisë të zgjidhen nga neni 149-231, i cili parashikon se pronarit të sendit i takojnë frutat natyrore që prodhon sendi, përveç kur pronësia e tyre u është kaluar të tjerëve. Në këtë rast pronësia fitohet pasi frutat të jenë ndarë nga sendi. Personi që merr frutat duhet që brenda vleftës së tyre të shpërblejë shpenzimet e bëra për prodhimin dhe vjeljen e tyre. Ndërkohë, për të hapur një padi civile me objekt pronën zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të padisë që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008