E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon arrest në burg për 28-vjeçaren

Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë dërgoi të mërkurën në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 28-vjeçares Vitore Suçi, e cila akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj, Mirash Doda, tri ditë më parë në Tiranë. Sipas burimeve nga organi i akuzës, prokuroria kërkoi "arrest me burg" ndaj kësaj shtetaseje gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë. Vitore Suçi u arrestua pasditen e së hënës, pasi qëlloi me thikë në kraharor burrin e saj, Mirash Doda, në banesën e tyre në lagjen "Bregu i Lumit". Grupi hetimor ka siguruar dëshmi nga dëshmitarë okularë, që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e acaruara mes bashkëshortëve që kishin më pak se një muaj që ishin lidhur me martesë.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›