E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: “Shqipëria nuk i ka shitur armë Gjeorgjisë”

Autori i Lajmit: red.
Ish-ministri i Mbrojtjes në periudhën e qeverisjes së socialistëve dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Pandeli Majko, mohon çdo zë se Shqipëria i ka shitur armë Gjeorgjisë, jo vetëm gjatë viteve që ai ka qenë ministër, por gjatë gjithë qeverisjes së majtë 1997-2005. Majko në një prononcim publik është shprehur se “Arsyeja ishte e thjeshtë, ne kishim interesin e Kosovës dhe Rusia kishte atë të Serbisë. Nuk donim që Shqipëria të merrte një lloj hapi që do të ishte i gabuar. Kishte kërkesa nga Gjeorgjia por ne kishim marrëveshje për furnizim me armë të Irakut dhe Afganistanit, por në Gjeorgji nuk e kemi bërë për shkakun e Kosovës”. Kundërshtar i fortë i komenteve për një paralelizëm të mundshëm të Osetisë dhe Kosovës, Majko bën një pyetje e cila më shumë se kaq është një akuzë për autoritetet ruse. Ai nënvizoi se “Për sa i përket historisë se Shqipëria është në listën e furnizuesve të Gjeorgjisë, do të ishte mirë që politika ruse t i përgjigjej qartazi një pyetjeje: A e ka ndihmuar Rusia Serbinë në luftën e Kosovës? A ka pasur rusë që luftuan me Serbinë?”
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›