E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimet me pronat në bregdet, ndiqen penalisht 9 ish-zyrtarë

Autori i Lajmit: red.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën bilancin tokave ku janë kryer mbivendosje dhe ku janë kryer afera në ndarjen e tyre. Pas një kontrolli të ushtruar nga ky institucion u konstatuan shkelje ligjore në dhënien e tokave në zona të preferuara si në Radhimë, Orikum dhe Tragjas. Kështu në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë janë konstatuar regjistrime me mangësi dokumentacioni për të paktën 19 raste në një sipërfaqe prej 157 810 metra katrorë. Në raportin e KLSH mësohet se ish-komisionet e ndarjes së tokës në Orikum, Radhimë dhe Tragjas janë konstatuar dhënie abuzive tokash në kundërshtim me vendimet e qeverisë për sipërfaqe mbi 123 ha tokë. Sipas të njëjtave burime, në 27 raste janë konstatuar shkelje, por nuk mundojnë dhe rastet e mbivendosjes së pronave si dhe shkelje të tjera. Po sipas raporteve të KLSH, konstatohet se ish-komisioni i tokës në Linzë ka dhënë në pronësi një sipërfaqe prej 35350 metra katrorë, edhe pse kjo figuronte si zonë pyjore. Një tjetër zonë e përfshirë në skandalin e ndjarjes së pronave është komuna e Dajtit, ku KLSH ka konstatuar edhe abuzime me buxhetin e shtetit në vlerë rreth 149 milionë lekë, si pasojë e mospagimit të 1-përqindëshit të vlerës së investimit. Ndërkohë, në Këshillin e Qarkut Korçë, si pasojë e mosvjeljes së TVSH-së dhe tatimit në burim, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej afro 1.7 milion lekë.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›