Pikaso, gjithcka qe kumtoi ishte liria Nga Albert Vataj
Pablo Pikaso erdhi per te mbetur nje piktor krejt tjeterqysh nga krejtkush mberriti deri asohere. Edhe ne te tashmen, kur koha i ka pikasur plot 130 vite nga lindja, mbetet ne kryeradhen e asaj shpure parapriresish. Kumtoi nje art, pa rregulla, pa simetri, pa limite, pa kurrcka qe morali u qas te orvatet perreth botes qe ngjan nje shperthimi pa forme. Nje plazmimi mbi leter te paane dhe telajo qe jo rrallehere te perpinte nga permasat qe rrek, here te stermedha dhe tek-tuk, copeza letre dhe bocete. Tancka prej te cilave kumtojne nje zgrip te thuket, neper te cilin shtegtoi piktori drejt yllit te tij gjithkahshndrites. Ne jeten e vet te cartun, s’mori asnje ore per te ndrequr sadopak formen njerezore, te diktuar prej kallepeve te kohes. Ishte shumeformesh, shumecka ne tjetercka. Kremtoi me solemnitetin e bruzte identitetin e tij, si ne pikture, si ne forma, si ne frymesine e te gjitha gjendjeve dhe gjerave qe ai kumtoi, me teresine gjithnje shperthyese, prej artisti te madh dhe nje gjenialiteti qe rritej nga format e rikthyera te femijerise. Ai bashkerrefyes i nje prej rrymave me te fuqishme, qe historia e artit do te perconte ne fillin e vet te krijimit, kubizmit.
Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, deshmojne jo dhe aq volumin e tij te jashtezakonshem, se sa vlerat shumedimensionale, me te cilat ai promovoi emrin dhe vepren e tij, duke qemtuar keshtu per te vendosur majen me te larte. “Kur isha femije, deshiroja te pikturoja si te rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, deshiroj te pikturoj si femije”, - eshte kjo perifraze shkeputur nga ligjerimet e piktorit te madh, dhe njeherazi, nje nga filozofite e krijimit dhe perjetimit. Dukshem me kete, ai guxon te shembe gjithe ate masiv muri rrethues rregullash dhe limitesh, brenda te cilave vertitej me nje potere te frikshme arti dhe krijimi i deriatehershem e i derisotem. Duke veshur femijerine ne pikture, e hullit korpusin metues per nga nje shteg, ku krijimi dhe kjo qasje do ta nxjerre ne nje pamatesi lirie, si ajo qe guxon ta gllaberoje shtegu i vershimit. Gardhet akademike ishin dhe mbeten deri ne fund per te, skllaveri e vullneteve te shpenguara. As nuk e ka kuptuar dhe s’kishte pse ta bente nje gje te tille, jo vetem ne krijimtari, por ne gjithe perimetrin e tablose ku shtrihet portreti njerezor i tij.
Me i potershem se cdo artist tjeter, ai ka qene nje vlage ne token e ashper, nje mjeshter, nje njeri i paqendrueshem, rebel, e mbi te gjitha, i lire. Dora e tij ka shkundur levizjen boterore te artit te shek. XX, duke i dhene nje frymemarrje eterne dhe permasa te pamatesise gjithckase qe do te hidhte hapin aty e kendej.
Pikaso padyshim mund te cilesohet dhe si piktori qe lakuriqesine e vishte me ndjenja, me ate formesi dhe force, qe vetem shpirti i tij mundi te ravijezonte ne trajta dhe forma, ne gjendje dhe sende. I dha keshtu artit nje dimension pa limite. I hapi qiejt dhe u dha ze dhe zemer gjithecfare pasionet e fshehta mbrunin duke e strukur ne brendi shumesine e impresionove dhe shkulmeve. Sakaq metoi dicka ndryshe ne botekuptimin dhe perceptimin artistik te kohes. E beri kete, ndoshta me kushtrim brites sa prishaqejfi shume mendesi dhe mprehu urrejtjen e shume anatemave. E beri kete dhe nuk mendoi se cfare do te vinte pas, cfare vendi do te zinte ne eter ylli i tij.
Pablo ishte njeri supersticioz dhe sarkastik, baba i keq dhe shpesh nje kafshe per gruan, shprehi e cila shperfaqet ne vizatime dhe piktura, ne qemtime dhe kumtime, ku rrebeshi mendor dhe emocional marrin drejtimin e ravijezimeve mbi telajo dhe leter. Ai kishte perbuzje te neveritshme per artistet femra, te cilen gjithashtu nuk e fshehu. Sic nuk e beri me asnje nga cmendurite e tij prej artisti relievthyer. Nga komentet me tipike per grate dhe nga dometheniet, njeherazi te dendura, me penelata te forta dhe shumeformeshe eshte: "perendesha apo kembesore". I keqkuptuar apo i anatemuar, per kesi sajesash te bruzta dhe shperthyese, njiherash edhe per vulgaritetin, dhunen dhe rremujen, ku i futi ai marredheniet e tij me femrat. Gjithekjo do ta bente nje nga me te urryerit e feministeve. Labirintet e ndertuara cakerrqejf prej tij, do te ishin jo vec ekuacionet e konstruktit emocional dhe kreativ, por dhe rebuse te dekorit dhe gjeografise fizike te perimetrit prej mishi, kockash, gjaku dhe ndjesish. Shpengimi i rrefente gjithnje rruget e duhura. Deformacioni dhe trandja qe metoi papushim, me vone dhe pergjithmot do ta rendiste ne piedestalin e penelatave me kumtuese dhe zoteruesin me vital, te permasave impresionuese. Teveqel dhe orakull gjithashtu, deshmon dhe ne perkatesine politike. Asnje piktor apo skulptor, i deriatehershem, madje as mjeshterit e penelit dhe te daltes, qe konturuan dhe ravijezuan vepren e tyre ne memorien e perjetesise, nuk kane rrokur kaq permasa lavdie sa Pikaso. Ai e rrembeu ne nje fare menyre, trofeun e lavdise ne duart e nguruara te kohes.
Eshte shume e mundur qe asnje tjeter do te ishte rrokakohes sa Pikaso. Edhe asohere kur ngulmi per te patur domethenie sociale, per te artikuluar mite dhe per te gjeneruar imazhe - sa madheshtore, i ka kaluar fotografise, filmave dhe televizionit. Edhe pse Marcel Duchamp, dhelpra e vjeter dinake e ironise konceptuale, ka qene disi me i famshem se spanjolli ne fjale. Pikaso ka qene dhe do te mbetet gjithmone, pionieri i bindjes se asaj kohe, qe gjuha e piktures dhe skulptures kishte per njerezit rendesi me te madhe se vete artisti qe i krijonte. Ai ishte artisti i pare qe u kenaq me vemendjen obsesive te masmedias. Pikaso qendroi ne vijen ku takoheshin keto dy bote dhe luajti po ate rol, maske, te cilen nuk e hoqi deri ne fund. Nese nuk do te kishte qene ashtu, ndryshimi oshilant i stilit dhe cmenduria, forma dhe brendia, mesazhi dhe revolta, nuk do te kishte krijuar aq shume polemika dhe natyrisht, nervacingeritje skolastike dhe akademike, padyshim as fame.
Ne boten e sotme te artit, nje vend pa heronj kulturore, nuk do te ishte kurre e imagjinueshme te ekzistonte nje "moster" i tille despotik. Gama e tij e prodhimeve ishte shume e gjere. Ky, kryekeput nuk eshte nje virtyt ne vetvete. Nga pikturat e Vermeerit apo te vellezerve Van Eyck, kane mbijetuar shume pak, por ato jane te rrenjosura ne histori shume me teper se c’ka qene apo do te jete ndonjehere Pikaso. Megjithate, manovrat e Pikasos kane pushtuar boten dhe lane nje shenje te perhershme ne cdo disipline ku ai i fuste hundet per te mbetur aty si nje gur themeli. Puna e tij u perhap masivisht, me imazhe qe ndiqnin njera-tjetren, pa pushim pas vdekjes.
Ai ishte artisti me te cilin cdo artist tjeter duhej qe virtualisht te krahasohej dhe nuk ka patur gati asnje levizje te shek. XX qe mos te kete qene e frymezuar nga ai, per te cilen te mos kete kontribuar apo qe te mos kete qene e shpikur nga vete ai. Per shembull, kubizmin, i cili eshte nje nga bashkepunimet me te medha te artit, Pikaso e shpiku bashke me Georges Braque. I vetmi perjashtim, per shkak se Pikaso nuk ka pikturuar kurre ndonje pikture abstrakte ne jeten e tij, ka qene pikerisht art abstrakt. E megjithate, ka lene edhe aty shenjat e tij te gishterinjve dhe shembull per kete eshte qe ai ka patur nje ndikim shume te madh tek piktoret e artit.
Pjesa me e madhe e historise se skulptures moderne eshte e lidhur ngushte me mbledhjen dhe shkrirjen e imazheve nga fletet e metalit dhe jo me modelimin e argjilave, derdhjen e bronxit apo me gdhendjen e drurit. Kjo tradite e formave te hapura te ndertuara, ne vend te shformimit te masave te ngurta, lindi nga nje kitare e vogel, te cilen Pikaso e beri copa-copa dhe e riformoi perseri me teneqe, ne vitin 1912. Kolazhi, ngjitja e copave dhe imazheve, qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, ne nje siperfaqe te sheshte, u be metoda kryesore e artit modern, qe ishte gjithashtu merite e bashkepunimit kubist te Pikasos me Braque. Ai nuk ka qene kurre pjesetar i grupit surrealist, por gjate viteve '20 dhe '30, ai prodhoi disa nga deformimet me te frikshme te trupit te njeriut dhe imazhet me te dhunshme, irracionale dhe erotike. Ai nuk ishte nje piktor realist dhe as muralist i askujt, por megjithate Guernica vazhdon te jete nje nga imazhet me te fuqishme politike te artit modern.
Pikaso nuk ka qene nje filozof apo matematikan, por puna qe ai bashke me Braque bene, gjate viteve '11 dhe '18, kane qene te lidhura ngushte intuitivisht me perceptimet e mendimtareve, si Ajnshtajni dhe Alfred North Whitehead. Ata thoshin se realiteti nuk eshte nje figure apo nje hapesire boshe, eshte nje marredhenie, nje fushe vezulluese eventesh, qe i kunderpergjigjen njera-tjetres. Kubizmi ishte i veshtire te kuptohej, qellimisht konfuz, megjithate edhe shume popullor. Asokohe e derimsot, vazhdon te jete dialekti artistik me me influence, ashtu sic ishte gjate viteve '20. Si per ta distancuar veten nga imitatoret e tij, Pikaso kaloi ne ekstremitetin tjeter te artit te vjeter klasik, me pikturat e tij te grave te shendosha, qe shihnin endrra mesdhetare, si homazh ndaj Cort dhe Ingres. Edhe pse publiku e shikonte ate si prototip modernist, Pikaso ishte shume i shkeputur nga arti modern. Disa nga artistet me te famshem moderniste, si Kandinsky ose Mondrian, e konsideronin punen e tyre si nje instrument evolucioni apo zhvillimi njerezor. Por, Pikaso kishte shume me teper damare utopie se sa idhulli i tij spanjoll, Goya. Ideja se arti evoluohej, ecte perpara ose se kishte ndonje lloj misioni historik, atij i dukej qesharake. "Ajo cfare kam bere,- tha ai dikur,- eshte bere per te tashmen, dhe me shpresen se gjithmone do te mbese ne te tashmen. Kur kam gjetur dicka per te shprehur, e kam bere pa menduar per te shkuaren apo per te ardhmen". Cuditerisht, ai ishte gjithashtu kunder besimeve te ekspresionisteve, te cilet mendonin se arti merr vlera te medha kur afron te verteten, qenien e brendshme te autorit te tij. "Si mundet qe ndonje njeri te hyje ne endrrat, instinktet, deshirat dhe mendimet e mia… dhe kunder cdo logjike, te kuptoje se cfare dua te bej, ndoshta edhe kunder vullnetit tim?",- shpjegonte ai.
Te besh art, per te, ishte njelloj sikur te fitoje nje lloj lirie te dhunshme ne permasa nga vetesqarimi. Piktura per te, ishte nje ceshtje spirituale. "Piktura eshte me e forte se une, me detyron te bej ate, cfare do ajo",- thoshte Pikaso. Per te, ideja qe piktura bente ate cfare donte nepermjet tij, do te thoshte qe nuk ishte subjekt i etikes kulturore. Asnje nga baballaret e tjere te modernizmit, nuk e ndiente aq fuqishem artin, as Matisse, as Mondrian dhe padyshim, as Braque.
Ne punen e tij, cdo gje perqendrohej te ndjeshmeria, te deshira, forca dhe hapesira, qe i veshi ketij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues. Qellimi i Pikasos nuk ishte te argumentonte koherencen, por qe te arrinte te ndiente nivelin me te larte te ndjeshmerise, forcen e shprehise dhe formen e cartun te artikulimit. Ai e perforconte kete ide me nje force te madhe plastike, duke te bere qe te ndiesh peshen e formave dhe tensionin e marredhenieve te tyre, duke vizatuar ose me ane te toneve te struktures. Ai nuk ka qene kurre nje kolorist i mire, si Matisse apo Pierre Bonnard, por me ane te metafores, ai percillte shtresa te shumta kuptimore se bashku. Gjate ketij procesi, ai ndryshoi nje nga rrymat e artit modern. Modernizmi e la menjane procesin e tregimit te historive dhe filluan te kishin me teper rendesi marredheniet formale. Por, Pikaso e riktheu perseri ne nje forme te kamufluar, si nje rrefyes psikik, te shprehur me ane te metaforave, lojerave te fjaleve dhe ekuivalencave.
Elementi me i fuqishem ne histori, te pakten pas kubizmit, ishte seksi. Femrat lakuriq ishin subjekti i tij obsesiv. Cdo gje ne universin e tij piktoresk, sidomos pas vitit 1920, dukej i lidhur ngushte me trupat lakuriq te femrave. Pikaso i veshi femrat e tij vetem me ndjenja, qe fillonin nga endrrat erotike deri tek arroganca e terbuar dhe e hidhur, ashtu si asnje artist tjeter perendimor nuk kishte arritur kurre t'i vishte. Ai e bente kete me ane te metamorfozes, duke e rikompozuar trupin sipas formes se fantazise se tij te posedimit dhe sipas terroreve te tij seksuale. Tashme, ai i kishte nxjerre format e fshehura dhe krahasuese te lojerave te kubizmit jashte sirtarit prej te krisuri dhe emocionalit te dizekuilibruar. E pse jo dhe nje arroganti te semure. "Te zhvendosesh",- ashtu sic e quante Pikaso kete proces,- "ishte te vendosje sy ne mes te kembeve, ose organe seksuale ne fytyre",- te ecesh ku te tjeret nuk kane guxuar. Te kundershtosh, sic thoshte: "Natyra ben shume gjera sipas menyres sime, por i fsheh ato!". Ashtu si prurjet e para, edhe te fundit, do te ishin vetem te tijat, te ndryshme dhe te famshme, misionare dhe heretike, njerezore dhe hyjnore deri ne kurrnji trajte te kumtuar deri atehere. Ishte dhe mbeti nje piktor gjeni, njeri qe besonte se gjithcka qe duhet te kerkosh ne jete, eshte liria, te cilen ai e zoteroi, e perqafi, edhe atje ku e mori perdhunshem.