Kosova shenon diten e Evropes BE kerkon plan te vecante per veriun
Ne Kosove autoritetet nderkombetare kane shtuar thirrjet drejtuar institucioneve te Prishtines per nje qasje gjitheperfshirese ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe. Perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar ka ritheksuar se pasi te ulet tensioni i krijuar gjate zgjedhjeve serbe ne veri duhet te punohet ne qasjen ndaj asaj pjese ne menyre qe njerezit te cilet jetojne atje te ndjehen me mire dhe te pranojne realitetin ne Kosove. Por ai tha se autore te planit duhet te jene vet institucionet e Kosoves.
Nuk mendoj se une duhet ti them Kosoves se cfare duhet te jete plani per veriun. Mendoj se qeveria dhe njerezit ne Kosove e dine me mire se si tu qasen dhe tu shtrijne doren njerezve ne veri per ti bindur se Kosova eshte dhe deshiron te mbetet shoqeri shumetnike. Qe Kosova e mirepret komunitetin serb dhe qe do te beje gjithe cfare eshte e mundur qe serbet te qendrojne aty ku jane tha zot Zhbogar i cili serish i cilesoi te papranueshme strukturat paralele te sigurise ne veri.
Une e vezhgoj situaten ne Prishtine dhe e shoh frustrimin qe veriu nuk eshte integruar. Une flas me njerezit ne veri dhe shoh frustrimin atje per shkak te situates. Prandaj eshte koha per te ecur perpara per te gjithe ne Kosove tha zoti Zhbogar sipas te cilit ne te ardhmen edhe Serbia mund te luaje rolin e saj ne kete proces por fillimisht Prishtina duhet tu shtrije doren serbeve ne veri.
Diskutimet me Serbine mbase do te ndodhin me vone varesisht nga roli qe i pershkruhet Serbise. Por si shtet qe ka qytetare ketu besoj se do te jete e perfshire ne nje te ardhme por mendoj se fillimi eshte ne qasjen e Prishtines ndaj veriut tha zoti Zhbogar.
Komentet e zotit Zhbogar u bene gjate veprimtarive te shumta qe jane organizuar sot ne Prishtine per te shenuar nente majin diten e Evropes. Dita e sotme ne Kosove eshte feste shteterore dhe dite pushimi ndonese ajo eshte i vetmi vend i Evropes juglindore qytetaret e se ciles nuk mund te udhetojne pa viza dhe e fundit qe mori premtimet per tu perfshire ne procesin e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.
Duke marre pjese ne manifestimet e sotme ne Prishtine ministrja e integrimeve Vlora itaku tha se Kosova duhet te permbushe pjesen e saj te punes per te realizuar aspiratat per integrimin ne Bashkimin Evropian.
Une e kuptoj kete demonstrim te sotem si nje mundesi e jona per te derguar sinjale te forta ne Bruksel se ne duam te jemi pjese e familjes evropiane por perfundimisht pjese e Bashkimit Evropian do te behemi atehere kur te permbushim reformat dhe detyrimet tha ministrja itaku.
Kosova pret qe deri ne fund te pranveres te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave ndersa ne vjeshte mund te priten rezultatet e para te studimit te fizibilitetit me te cilin i hapet rruga fillimit te Marreveshjes per Stabilizim dhe Asociim te Kosoves me Bashkimin Evropian qe eshte parakusht para se ajo te kerkoje statusin e vendit kandidat per anetaresim. Ne te gjitha proceset Kosova perballet me sfiden qe paraqet fakti qe edhe me tej pese nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian nuk e kane njohur pavaresine e saj.