NATO zhvilloi ne Tirane konferencen e forcave tokesore
Komandantet e forcave tokesore te vendeve anetare te NATO-s zhvilluan sot nje konference ne Tirane per te studiuar projektin e ri te bashkepunimit mes tyre te titulluar Smart Defence. Ky projekt parashikon koordinimin me te mire te veprimeve te tyre ne mbrojtje te paqes dhe parandalimin e sulmeve terroriste. Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha pershendeti konferencen e ushtarakeve te NATO-s duke theksuar angazhimin e plote te forcave te armatosura shqiptare ne operacionet e Aleances Veri-Atlantike.
NATO eshte organizate e madhe qe jep ndihmese te madhe per te mbrojtur sigurine ne hapesiren e saj. Asnjehere njerezimi nuk ka patur me pare mbrojtes me te madh te lirive te drejtave njerezore dhe zhvillimit. Kjo aleance transatlantike eshte garantuesi me i mire qe bota perendimore ka patur ndonjehere - tha ai.
Zoti Berisha tha se Shqiperia eshte krenare per anetaresimin ne kete aleance dhe eshte shume e angazhuar duke dhene ndihmesen e vet modeste. Shqiperia po merr pjese ne Afganistan ku procesi i transferimit te kompetencave forcave afgane te sigurise po ecen mire dhe me shpejtesi. Afatet duhen respektuar por vendet dhe ushtrite tona duhet te qendrojne bashke me SHBA ne perpjekjet per te garantuar sigurine dhe per te zhvilluar Afganistanin ne menyre te qendrueshme e te pakthyeshme - tha ai.
Kjo konference e komandanteve tokesore te vendeve anetare te NATO-s u vleresua shume e rendesishme ne pragun e Samitit te ikagos. NATO po zbaton nje strategji te re ne periudhen nga Samiti i Lisbones deri ne ate te ikagos. Ekspertet thane se kriza ekonomike ka bere qe shpenzimet te shkurtohen dhe NATO po punon per nje mbrojtje te zgjuar pra qe misionet e saj te realizohen plotesisht me me pak fonde pa cenuar objektivat.