E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd Lirohen te akuzuarit ne rastin Bytyci

Gjykata e larte per krime lufte ne Beograd shpalli te pafajshem dy ish pjesetare te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise qe akuzoheshin per ndihme ne vrasjen e tre shtetasve amerikane me origjine shqiptare pak dite pas perfundimit te luftes ne Kosove.

Sreten Popovic dhe Milosh Stojanovic akuzoheshin per perfshirje ne vrasjen e vellezerve Ylli Agron dhe Mehmet Bytyci ne vitin 1999 trupat e te cileve jane gjetur ne nje varreze masive ne Petrovo Selo ne lindje te Serbise ne vitin 2001.

Ne shtator te vitit 2009 ata u shpallen te pafajshem ndersa ne nentor te vitit 2010 zyra e prokurorise per krime te luftes ne Beograd beri te ditur se do te rihapet procesi gjyqesor.

Por ata sot u shpallen serish te pafajshem meqenese sipas trupit gjykues nuk eshte vertetuar se ata kane ndihmuar vrasjen e vellezerve Bytyci.

Te tre vellezerit ishin pjesetare te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves perkatesisht te batalionit Atlantiku i perbere nga shqiptare qe jetonin ne Shtetet e Bashkuara te cilet ju bashkuan luftes ne Kosove.

Ne muajin korrik te vitit 1999 ata jane arrestuar ne rrethana te panjohura nga forcat serbe ne afersi te vendkalimit kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Merdare. Nje gjykate ne qytetin e Prokuples i kishte denuar me nga 15 dite heqje lirie nen akuzat per sic eshte thene kalim te paligjshem te kufirit te ish Jugosllavise. Kater dite para skadimit te denimit ata jane marre nga burgu dhe jane derguar ne Petrovo Selo ku jane vrare nga nje distance e afret. Dy te akuzuarit sipas prokurorise u kishin dorezuar vellezerit Bytyci  pjesetareve te panjohur te Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise te cilet me pas i kane vrare. Trupat jane gjetur ne varreze masive me duar te lidhura me tela.

Procesi kunder dy ish policeve serb kishte filluar me 13 nentor te vitit 2006 ndersa zhvillimi i tij ishte percjelle me shume reagime te veprimtareve humanitare te cilet jane shprehur te pakenaqur me menyren e trajtimit te ceshtjes. Shefja e Fondit per te Drejten Humanitare me seli ne Beograd Natasha Kandic e cila perfaqesonte familjen Bytyci ne proces ishte terhequr ne qershor te vitit 2009 duke terhequr verejtjen se autoritetet po i mbrojne ata qe i urdheruan vrasjet.

Familja dhe veprimtaret e Fondit Humanitar kane shprehur bindjen se ne kete vrasje ishin te perfshire edhe ish zyrtare te larte serb ne mesin e te cileve ish komandanti i Njesise se Posacme Antiterroriste te Serbise Goran Radosavlevic i njohur me nofken Guri.

Edhe autoritetet amerikane u kishin bere thirrje autoriteteve serbe qe te bejne me shume per te vene para drejtesise autoret e vrasjes qe edhe 13 vjet pas perfundimit te luftes mbeten te panjohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›