E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shkatërron Liqenin e Kukësit

Specialistët e peshkimit këshillojnë që të mos konsumohet peshku i marrë prej andej.

"Gjithë lugina e Drinit të Bardhë, deri në vendin ku bashkohen dy Drinat, është thuajse tërësisht e ndotur me valvolinë, ose vaj të djegur, ndërsa e gjithë sipërfaqja e liqenit është e mbuluar nga një ngjyrë e zezë, e cila po shkakton asfiksi të faunës së liqenit”, thotë Inspektori i peshkimit në liqenin e Fierzës, Arben Palushi.

Sipas tij, nga kjo ndotje shkaktohet ngordhja e menjëhershme e gjallesave të liqenit po të zogjve që u afrohen brigjeve të tij. Sipas peshkatarëve, kjo është ndotja më e rëndë e shfaqur në ujërat e liqenit të Fierzës që kur u krijua ky liqen në vitin 1978.

"Nga verifikimet që kemi bërë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në liqenin e Fierzës nuk është konstatuar ndonjë derdhje e lëndëve kimike, e shkaktuar nga kamionët që kanë kaluar në akset rrugore të qarkut të Kukësit”, thotë Palushi. Prej kohësh, liqeni nuk është pastruar dhe askush nuk kujdeset për ruajtjen e mjedisit të tij përreth, megjithëse kryeministri i vendit e ka shpallur ruajtjen e mjedisit një nga prioritetet kombëtare. /Start/

 
 

                                                                                             2012-04-27 10:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›