E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion në 5 qytete, goditet grupi i vjedhjes së makinave

Operacioni i koduar “Bashkëpunimi” u realizua në koordinim me të gjitha komisariatet e Policisë në Tiranë, Kavajë, Durrës, Mat dhe Dibër, ku u bë e mundur identifikimi dhe dokumentimi ligjor i një sërë vjedhjesh të automjeteve, motorëve dhe kasetofonave, vjedhje këto të ndodhura në Kryeqytet, Kavajë,  Durrës, Burrel, Mat dhe Dibër.

Nga operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Gentjan Ahmetsulaj, 33-vjeç, banues në Mat, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes, Klajdi Kurti, 24-vjeç, banues në Dibër, person në kërkim për vjedhje automjetesh, si dhe u ndoq penalisht shtetasja me iniciale M.M, 25-vjeç, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim Fatjon Veizi, 23-vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të jenë autor të vjedhjeve të konsiderueshme automjetesh dhe motorëve, ku në total është zbardhur dhe është bërë dokumentimi ligjor në përfshirjen e tyre të 50 vjedhjeve të automjeteve e motorëve.  Nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se ky grup kriminal, pasi realizonin vjedhjet e makinave luksoze të tipit Benz i shisnin ndërsa të automjeteve të përdorura bënin çmontimin e tyre në pjesë këmbimi.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 6 automjete dhe motora, çelësa ekzagon si dhe shuma e parave prej 70 mijë lekësh të përfituara nga kjo veprimtari. Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-27 14:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›