Mesazhe e ngushëllime për publicistin Ardian Klosi
Prej fillimit të këtij viti, Klosi kishte probleme shëndetësore, nga ku edhe tentoi t’i jepte fund jetës.
Me ndarjen e tij nga kjo botë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përveç se shprehu hidhërimin e tij, e cilësoi vdekjen një humbje të madhe për mbarë shoqërinë shqiptare.
“Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju - familjen e të afërmit, por edhe për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm që marrin përsipër të kryejnë misione altruiste në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Topi në mesazh.
Edhe kryeministri Sali Berisha dërgoi një mesazh ku shprehu ngushëllimet familjes, duke e cilësuar si humbje të pa kompensueshme për familjarët, por edhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare. “Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre”, thuhet në telegram.
Edhe Partia Socialiste dërgoi ngushëllime, duke e konsideruar Ardian Klosin si njeriun mendjendritur. “Ardian Klosi krijoi një vlerë të çmuar me shembullin e vet të intelektualit të angazhuar në përpjekjet për demokraci e drejtësi shoqërore dhe për një Shqipëri të mbrojtur në bukuritë e në pasuritë e saj. Ai do të mbahet mend nga bashkëkohësit si një qytetar i paepur në betejat civile kundër rrënimeve mjedisore, si edhe në angazhimet në vijë të parë për të bërë të dëgjohet zëri i pavarur i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit”, shkruhet në reagimin e PS-së.
“Publicistika e mprehtë, përkthimet mjeshtërore, botimet e vyera e bëjnë Ardian Klosin një protagonist të dorës së parë në letrat e shkruara shqipe. I paharruar gjithmonë kujtimi i tij për të gjithë ata që e njohën dhe e lexuan dhe për brezat që vijnë”, thuhet më tej. /Start/
2012-04-27 14:49