M. e Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Beratit

Burime zyrtare bënë me dije se kjo kërkesë u paraqit pas një procesi bashkëpunimi proa ktiv me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, gjatë të cilit u konstatua se gjyqtari nuk ka deklaruar dhe ka pasaktësi të dukshme për 4 pasuri.
Kjo shkelje e gjyqtarit klasifikohet nga nenet 33, pika 3 dhe 32 pika, 2 shkronja ç) të ligjit nr. 9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH” si shkelje disiplinore shumë e rëndë, që diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit me pasojë shkarkimin nga detyra. Kjo është kërkesa e 9-të e Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të depozituar në KLD në vitin 2012.
Ajo vjen në vijim të procedimeve administrative inspektuese në gjyqësor, të kryera nga gjysma e dytë e vitit 2011 deri aktualisht, të cilat kanë përfunduar me kërkesa për procedim disiplinor të 9 gjyqtarëve, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berat, Kavajë dhe Kukës. Llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë janë në raport të drejtë me shkeljet e kryera prej gjyqtarëve dhe variojnë nga masa “vërejtje" deri tek "shkarkimi nga detyra". /Start/
2012-04-27 12:02