Këqyrja e kundravajtjeve të makinave tanimë online

Kërkimet mund të bëhen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ku duke klikuar, qytetari lidhet automatikisht me sistemin Elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore- Egjoba të Policisë së Shtetit dhe bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë.
“Kontrolli për verifikimin e kundravajtjeve rrugore të palikujduara kryhet me anë të targës së mjetit dhe numrit të shasisë (17-shifror), të cilin qytetari mund ta gjejë lehtësisht në lejen e qarkullimit të mjetit. Kujtojmë qytetarët se pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë. Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%”, thekson deklarata e Policisë së Shtetit.
Rinovimi i të dhënave në sistem për pagesat e kundravajtjeve rrugore të kryera pranë Postës Shqiptare realizohet brenda 3 ditësh. Ndërkohë për pagesat e kryera nëpërmjet bankave, rinovimi i të dhënave kryhet në momentin që realizohet transferta nga Banka. Përmes këtij shërbimi të ri, i cili u bë i mundur me ndihmën dhe bashkëpunimin e Programit ICITAP, Policia e Shtetit synon të jetë sa më pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Ky shërbim është në vazhdën e iniciativave të ndërmarra dhe implementuara nga Policia e Shtetit në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
“Duke u kërkuar qytetarëve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, theksojmë dhe një herë se për Policinë e Shtetit nuk është kurrë qëllim në vetvete ndëshkimi, por ndërgjegjësimi dhe edukimi i qytetarëve me normat e Kodit Rrugor. Po ashtu qytetarët janë të lutur të denoncojnë menjëherë çdo veprim apo mosveprim nga punonjësit e policisë në kundërshtim me normat e këtij kodi, duke ju siguruar reagim dhe zgjidhje të shpejtë ligjore dhe ndëshkim të abuzuesit me normat e këtij kodi, apo etikën profesionale”, thuhet më tej. /Start/
2012-04-27 15:39