Kosova smund ta kushtezoje Brukselin

Kosova nuk mund ta ve si kusht liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda dialogut me Beogradin zyrtar ngase liberalizimi i vizave eshte nje proces teknik per te cilin duhet punuar ne nivele te tjera vleresuan autoritetet kosovare. Mirepo njohesit e integrimeve evropiane thane se pasi ti kete permbushur edhe disa kushte te tjera pala kosovare do te mund ta kushtezoje vazhdimin e dialogut me marrjen e udherrefyesit zyrtar per viza.
Edhe pse eshte permendur si nje nga kerkesat e ardhshme te cilen ekipi kosovar do tia parashtroje Brukselit zyrtar gjate dialogut me Serbine perfaqesuesit e institucioneve pergjegjese ne Kosove thane se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk mund te nderlidhet me procesin e bisedimeve.
Ne fillim te ketij muaji Serbia hyri ne bisedime me shpresen qe gjate procesit te fitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE ndersa Kosova vazhdon te mos figuroje ne listen e bardhe Shengen dhe te mos njihet nga pese vendet anetare te Bashkimit Evropian.
Ofrimi i udherrefyesit per liberalizim vizash do ta relaksonte pozicionin e Prishtines zyrtare ne dialog vleresoi ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi.
Per te qene dialogu serioz sigurisht qe edhe Kosova duhet te kete nje perfitim por nuk hyn ne ate pjese. Ne si ministri duhet ti permbushim kushtet tona tha Rexhepi.
Megjithate ai tha se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian eshte nje ceshtje teknike. Rexhepi theksoi rendesine qe pas permbushjes se kritereve per marrjen e udherrefyesit zyrtar nga Komisioni Evropian BE-ja duhet tia dergoje Kosoves dokumentin ne fjale dhe te nise dialogun per te pare se cilat kritere shtese duhet permbushur deri ne perfundim te procesit.
Kjo eshte ne baze te meritave se ne i kemi plotesuar kushtet dhe duhet ta marrim udherrefyesin per ti permbushur edhe kushtet e tjera qe kerkohen per liberalizim theksoi Rexhepi.
Perfaqesues te Parlamentit Evropian ritheksuan dite me pare se problemi i Kosoves lidhur me liberalizimin e vizave ka te beje me qendrimet kundershtuese te disa shteteve evropiane ndaj perfshirjes se vendit ne listen e bardhe Shengen.
Ata sugjeruan palen kosovare qe te mos shpresoje qe lehtesimi i regjimit te vizave te jete nje nga perfitimet eventuale te dialogut te lehtesuar nga BE-ja.
Pikerisht pozicioni lehtesues i Brukselit zyrtar ne bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise sipas anetarit te Komisionit Parlamentar per Politike te Jashtme Sabri Hamiti eshte ai qe ia pamundeson pales kosovare te kete kerkesa konkrete qe kane te bejne me integrimin evropian te vendit.
Nese Bashkimi Evropian merr rol te pales se trete e jo te lehtesuesit te bisedimeve atehere lind edhe e drejta e Kosoves qe te kerkoje dicka nga Bashkimi Evropian ne kete treshe bisedimesh por perderisa thuhet se bisedimet Kosove - Serbi jane per ceshtje praktike atehere BE-ja nuk merr parasysh deshirat qe do ti kete Kosova u shpreh Hamiti.
Eksperti per ceshtje te integrimeve evropiane Fatmir Curri paralajmeroi vazhdimin e disavantazhit te pales kosovare karshi asaj serbe ne dialog. Megjithate Curri nuk perjashtoi mundesine qe Prishtina zyrtare ta kushtezoje vazhdimin e dialogut te lehtesuar nga BE-ja me liberalizimin e vizave. Deri tani ajo cka kemi pare eshte se Beogradi ne te gjitha rrafshet ka dale fitues e sidomos ka kushtezuar fillimin e dialogut me Kosoven me pranimin e statusit te kandidatit per BE qe me siguri pritet te vije kah fundi i vitit pas raporteve te Progresit. Kete vit Kosova do te jete ne gjendje te deshmoje progresin ne kater shtyllat qe lidhen me udherrefyesin dhe pse jo ta paraqese si nje nga kerkesat per te vazhduar ndoshta dialogu ne fusha te tjera tha Curri.