Dy djemte vrasin me pushke mamane dhe motren

Mungesa e dy djemve te familjes kane ngjallur qe ne fillim dyshimin per pjesemarrje te tyre ne krim. Ne mesdite 27-vjecari Leonard Lenkaj vetedorezohet ne polici
Krimi brenda familjes ka tronditur dje qytetin e Elbasanit kur djali i shtepise ne bashkepunim me vellain tjeter ka qelluar per vdekje me arme zjarri mamane dhe motren. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne lagjen 11 Nentori te qytetit te Elbasanit kur dy djemte e familjes Lenkaj Leonardi 27 vjec dhe vellai tjeter 22-vjecar Dritan Lenkaj dyshohet se kane qelluar me arme zjarri pushke ndaj te emes 60-vjecares Donika Lenkaj dhe njekohesisht ndaj te motres Manjola Lenkaj 32 vjece. Per pasoje nene e bij kane humbur jeten ndersa autoret e ngjarjes mesohet te jene larguar nga banesa. Ngjarja konfirmohet nga burime te policise se Elbasanit sipas te cilave pas lajmerimit te punonjesve te saj nga fqinjet e familjes Lenkaj ka filluar menjehere hetimi per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe rrethanave te saj si dhe jane shpallur ne kerkim fillimisht dy djemte e familjes Lenkaj qe deri ne ato caste mungonin ne shtepi pas krimit te ndodhur. Kerkimet e policise kane vijuar deri ne mesdite derisa rreth ores 1300 Leonard Lenkaj mesohet te jete vetedorezuar ne komisariat duke pohuar autoresine e vrasjes se dyfishte. Pak ore me pas policia ka mundur te bjere ne gjurmet e djalit tjeter te familjes Dritan Lenkajt i cili eshte arrestuar ne qytetin e Pogradecit edhe ky i dyshuar si bashkepunetor ne krim. Pas kesaj policia e Elbasanit ka vijuar hetimin per zbardhjen e motivit te krimit te dyfishte qe deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme ishin ende te paqarta nderkohe qe banore te zones kane deshmuar se prej disa kohesh ne familjen ku ndodhi vrasja kishte konflikte te ashpra mes nenes se divorcuar nga i shoqi e cila jetonte prej disa kohesh vetem me femijet e saj. Nderkohe qe dyshohet se te dy djemte ishin perdorues te lendeve narkotike cka sillte edhe sherret e vazhdueshme ne kete familje. Ata dyshohet te kene qene nen efektin e droges ne momentin e kur kane kryer krimin e rende.
Nje vrasje e dyfishte brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit ku nje 27-vjecar Leonard Lenkaj dyshohet se ka vrare me arme zjarri ne banese nenen dhe motren e tij. Nga te dhenat paraprake te policise se Elbasanit gjate dites se djeshme eshte mesuar se ngjarja ka ndodhur ne lagjen 11 Nentori ku 27-vjecari ka lene te vdekur ne vend motren Manjola Lenkaj 32 vjece dhe nenen e tij Donika Lekaj 60 vjece duke i qelluar me nje pushke. Te lajmeruara nga banore te lagjes forca te shumta policie dhe eksperte te kriminalistikes kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe kane filluar hetimin per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave si dhe kapjen e autoreve te dyshuar. Sipas eksperteve te kriminalistikes krimi mendohet te jete kryer ne oret e para te mengjesit ndersa mungesa e dy djemve te familjes kane ngjallur qe ne fillim dyshimin per pjesemarrje te tyre ne krim. Nje gje e tille eshte konfirmuar ne mesdite kur 27-vjecari ka vendosur si perfundim qe te vetedorezohet ne polici duke pohuar keshtu autoresine e tij. Pas kesaj policia eshte vene ne kerkim edhe te djalit tjeter te familjes 22-vjecarit Dritan Lenkaj i cili eshte kapur disa ore me pas ne qytetin e Pogradecit i dyshuar edhe ky si bashkepunetor ne krim. Edhe pse nuk ka ende nje motiv zyrtar dhe te qarte lidhur me motivet e vrasjes se dyfishte fqinjet e familjes Lenkaj kane pohuar dje se ne kete familje gjithmone kishte mosmarreveshje dhe ata shprehen se mbremjen e se enjtes kane degjuar nje tjeter debat. Ata kane treguar se Donika Lekaj jetonte se bashku me femijet e saj pasi prej kohesh ishte ndare nga bashkeshorti.