Kosova solidarizohet me SHBA: 11 Shtatori s'duhet perseritur kurre
PRISHTINE - Udheheqesit e institucioneve te Kosoves kane shprehur solidarizimin e vendit me Shtetet e Bashkuara, me popullin amerikan dhe me familjaret e rreth 3,000 viktimave te sulmeve terroriste te 11 Shtatorit, te vitit 2001. Ne pervjetorin e dhjete te ketyre sulmeve, ata percuan mesazhe mbeshtetjeje per Uashingtonin zyrtar, ndersa theksuan perkushtimin e tyre te vazhdueshem per luften kunder terrorizmit.
Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, tha se terrorizmi vazhdon te jete rreziku me i madh dhe me serioz per njerezimin dhe se askush nuk mund te injoroje ose te qendroje indiferent ndaj ketij kercenimi. Permes nje deklarate, Jahjaga theksoi perkushtimin e institucioneve kosovare per krijimin e nje shoqerie, ne te cilen "nuk do te kete me asnjehere vend per terrorizem", ndersa shprehu solidarizimin me Shtetet e Bashkuara dhe familjaret e viktimave te ngjarjeve te vitit 2001. "Ne kete dhjetevjetor te dhimbshem per te gjithe qytetaret amerikane, shprehim solidaritetin me te madh me familjaret e viktimave. Sulmi i shemtuar i 11 Shtatorit duhet te sherbeje si kujtese e perhershme per gjithe njerezimin, se nje gje e tille nuk duhet lejuar te ndodhe me kurre", thuhet, nder te tjera, ne deklaraten e presidentes kosovare.
Edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, adresoi nje mesazh me rastin e 10-vjetorit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Sulmet terroriste te 11 Shtatorit ishin nder ngjarjet me tragjike qe goditen popullin amerikan, disa nga institucionet e tij dhe mbare boten demokratike", thuhet ne kete mesazh. Keto sulme terroriste, vijon mesazhi i kryeministrit, u drejtuan ndaj "vendit me te fuqishem te demokracise boterore, simbolit te lirise dhe shtetit kampion ne investimet per paqe, siguri dhe stabilitet ne permasa globale". Ne mesazhin e kreut te ekzekutivit kosovar thuhet se sulmet e 11 Shtatorit e rikonfirmuan "shpirtin e madh te kombit amerikan, qe di t'i perballoje tragjedite, duke krijuar unitetin dhe solidaritetin e papare per t'i tejkaluar sfidat". Kryeministri Thaci vleresoi se me keto sulme nuk u godit vetem SHBA-ja, por edhe tere bota demokratike. "Dhjete vjet me pare, qytetaret dhe institucionet e Kosoves u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke perjetuar rende sulmet terroriste mbi nje vend mik, qe kishte dhene kontribut thelbesor ne clirimin e vendit tone", thuhet ne mesazhin e Thacit.
Hoxhaj: Me 11 Shtator nisi etapa e re kunder terrorit
Ministri i jashtem Kosoves, Enver Hoxhaj, ne 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shprehu dje dhimbjen dhe solidaritetin e popullit te Kosoves per viktimat, te mbijetuarit dhe familjet e te gjithe njerezve qe pesuan ne kete ngjarje tragjike. "Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 perbejne aktet me te renda terroriste kunder shtetit simbol te lirise dhe demokracise, kunder vlerave demokratike te botes se civilizuar, te cilat kercenuan ne menyren me te ashper paqen dhe sigurine boterore", tha Hoxhaj. Shefi i diplomacise kosovare theksoi se keto ngjarje te cilat goditen popullin amerikan dhe mbare boten demokratike, shenojne nje etape te re te angazhimit kunder kercenimit terrorist. "Dhjete vjet pas ketyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet e civilizuar te te gjithe globit, jane me te fuqishme, me te pergatitura dhe me te bashkuara perballe terrorizmit, i cili perben kercenimin me te madh ndaj shoqerise moderne demokratike", tha ai.